Nga samiti në Pragë, presidenti i Turqisë, Recep Tayyp Erdogan foli dhe për konfliktin mes Ukrainës dhe Rusisë, duke qenë se vendi i tij dhe ai vetë janë angazhuar më shumë se çdokush tjetër për arritjen e paqes dhe ndërmjetësimin e marrëveshjeve mes dy palëve.
Përpara gazetarëve, lideri turk u shpreh se ndonjëherë është më mirë një paqe e keqe sesa vetë lufta.
Po ashtu Erdogan shkoi dhe më tej, duke thënë se ka disa vende në Europë që preferojnë provokimin dhe përshkallëzimin e mëtejshëm të këtij konflikti, por pa i përmendur me emër.
