Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka ndarë një mesazh optimizmi në këto kohë të vështira për popullin turk.
Erdogan theksoi se Turqia është një vend që beson se çdo vështirësi mund të kapërcehet. Mesazhi u shpërnda së bashku me një imazh të liderit turk duke përqafuar një grua në skenën e zonës së tërmeti.
“Ne jemi një komb që beson se me çdo vështirësi ka një lehtësi. Shpresoj t’i kalojmë këto ditë të vështira me një zemër dhe një dore”, tha ai.
Lideri turk e cilësoi tërmetin e fuqishëm që shkatërroi pjesë të Turqisë juglindore si një nga fatkeqësitë më të mëdha me të cilat është përballur kombi turk në historinë e tij.