“Paqja e qëndrueshme në Lindjen e Mesme është e mundur vetëm përmes një zgjidhjeje përfundimtare të konfliktit palestinezo-izraelit”, deklaroi presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, në ceremoninë e hapjes së Kishës Ortodokse Siriane Mor Ephrem në Yesilkoy në anën evropiane të Stambollit.
Në këtë drejtim, shkruajnë mediat e huaja, Erdogan tha se Turqia është e gatshme të bëjë pjesën e saj për të ndaluar konfliktin izraelito-palestinez dhe për të ulur tensionet që u përshkallëzuan të shtunën.
“Çështja e Palestinës qëndron si shkaku kryesor i problemeve në rajonin tonë. Rajoni ynë do të vazhdojë të kërkojë paqen nëse nuk arrihet një zgjidhje e drejtë”, shtoi presidenti turk.
Erdogan theksoi gjithashtu se çdo hap që do të përshkallëzojë tensionet në rajon, “do të çojë në më shumë gjakderdhje” dhe se “thellimi i problemeve duhet të shmanget”.