TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Harry e Meghan festojnë 4-vjetorin e martesës

00:02 / May 20, 2022

Puthjet e Kourtney dhe Travis nuk ju pëlqejnë aspak fëmijëve të saj, por çfarë thonë ekspertët për këtë?

23:57 / May 19, 2022

Bota e Jonidës në një foto!

23:51 / May 19, 2022

Dumani: Avokati Alban Bengasi më dha 120 mijë euro që t’i vrisnim ish-gruan

23:43 / May 19, 2022

Dumani zbulon sekretin: ‘Atentatet tashmë urdhërohen përmes Matrix’!

23:33 / May 19, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Lajmet e Fundit

Erdogan mesazh Europës: Është koha që të shkruani një histori të re për veten tuaj

17:27 / May 9, 20223 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan është shprehur se është koha që Europa të shkruajë një histori të re për veten e saj.

“Ka ardhur koha që BE, e cila në vitet e fundit është larguar nga vlerat e saj të themelimit dhe ka mbetur nën ndikimin e politikave afatshkurtra të vendeve anëtare, të shkruajë tashmë me luftën e Ukrainës një histori të re për veten e saj”, u shpreh ai mes të tjerash, transmeton agjencia turke Anadolu.

Në deklaratën e tij presidenti Erdogan në mesazhin e tij për 9 majin – Ditën e Evropës, ka thënë se shpallja e Deklaratës së Schuman-it e cila hodhi themelet e integrimit evropian, festohet si “Dita e Evropës” që nga viti 1999 kur u regjistrua statusi kandidat i Turqisë për në Bashkimin Evropian.

“Idetë në thelbin e Deklaratës së Schuman siguruan që pas luftës e cila shkatërroi të gjithë botën, vendet në Evropë të bashkoheshin për paqe, siguri, zhvillim dhe prosperitet duke lënë mënjanë dallimet dhe armiqësitë e tyre”, tha Erdogan.

Më tej ai shtoi: “BE me politikat e përbashkëta që ka zhvilluar nga e kaluara në të tashmen ka shkuar përtej të qenit një projekt paqeje. Ka ardhur koha që BE, e cila në vitet e fundit është larguar nga vlerat e saj të themelimit dhe ka mbetur nën ndikimin e politikave afatshkurtra të vendeve anëtare, të shkruajë bashkë me luftën e Ukrainës një histori të re për veten e saj”.

“Sot kjo tragjedi që po ndodh në mes të Evropës para gjithë botës është gjithashtu në cilësinë e një paralajmërimi për BE. Tani, ashtu si në periudhën kur u hodhën themelet e integrimit evropian, ka nevojë për solidaritet, bashkëpunim dhe më e rëndësishmja për një pikëpamje vizionare dhe të guximshme”.

Ai shtoi se Turqia ka dhënë një kontribut konkret në kapërcimin e sfidave aktuale, jo vetëm si vend kandidat dhe aleate e NATO-s, por edhe si një partner që ka përvojat e BE-së të rrënjosura thellë dhe të forta.

Pasi tërhoqi vëmendjen se efektet negative të luftës në Ukrainë kanë arritur në përmasa globale, presidenti Erdogan tha:

“Në skenën botërore që bëhet gjithnjë e më komplekse, është në interesin e të dyja palëve që në vend të dallimeve tona fokusi të jetë mbi emëruesit tanë të përbashkët dhe në vend të konflikteve të interesit fokusi të jetë mbi vlerat themelore që ne mbrojmë si dhe në zhvillimin e marrëdhënieve Turqi-BE në çdo fushë”.

tirananews.al
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Harry e Meghan festojnë 4-vjetorin e martesës

00:02 / May 20, 2022

Kërcënimet për bomba, Serbia shënjestron disa shtete

23:01 / May 19, 2022

Paralajmërimi i OKB-së: Lufta mund të shtyjë 90% të ukrainasve në varfëri

22:41 / May 19, 2022

“Opozita propozime jo serioze”/ Agron Gjekmarkaj: Do doja president Mark Markun, Topallin, Fugën…

21:59 / May 19, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

Dumani: Avokati Alban Bengasi më dha 120 mijë euro që t’i vrisnim ish-gruan

23:43 / May 19, 2022

Dumani zbulon sekretin: ‘Atentatet tashmë urdhërohen përmes Matrix’!

23:33 / May 19, 2022

A do bashkëpunosh me Sali Berishën? Ilir Meta: Gjithçka varet nga raporti i tij me referendumet

23:20 / May 19, 2022

Andi Bushati dhe Ilir Meta përplasen ashpër për Dvoranin: I mirë kur ju dha pafajësinë për videon me Dritan Priftin

22:56 / May 19, 2022
Te fundit

Harry e Meghan festojnë 4-vjetorin e martesës

00:02 / May 20, 2022

Puthjet e Kourtney dhe Travis nuk ju pëlqejnë aspak fëmijëve të saj, por çfarë thonë ekspertët për këtë?

23:57 / May 19, 2022

Bota e Jonidës në një foto!

23:51 / May 19, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.