Ankaraja zyrtare i mbetet kërkesës për aleatët e saj që të pengojnë grupin e Fetullah Gylen.
Ka qenë vetë presidenti turk Erdogan që gjatë konferencës së përbashkët me Edi Ramën kërkoi që Shqipëria të veprojë kundër FETO-s.
“Ne jemi investitori më i madh këtu. Dëshiroj që vendimet që kemi marrë të jenë të dobishme. Ne e kemi parë me vëmendje edhe luftën kundër terrorizmit dhe organizatës FETO. Fakti që FETO gjen ende terren ne Shqipëri, na lëndon shumë” – tha Erdogan.