Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Erdogan nesër për inaugurimin, nënkryetari i KMSH-së: Xhamia e Namazgjasë do ta menaxhojë fondacion i kryesura nga Myftiu i Tiranës

22:45 / October 9, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Bica
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nënkryetari i KMSH-së, Taulant Bica, sqaroi se si do bëhet administrimi i xhamisë së Namazgjasë që do të inaugurohet nesër nga presidenti turk Erodgan. Bica thekson në Repolitix se menaxhimi do bëhet nga një fondacion i drejtuar nga myftiu i Tiranës.

“Lajmi i hapjes shumë i pritur nga besimtarët. Shyqyr që erdhi kjo ditë që ka qenë kërkesë e kahershme e komunitetit. Komuniteti mysliman kurrë nuk ka patur pengesa për hapjen por ka treguar vullnetin që kjo xhami tu dhurohet besimtarëve. Vonesat kanë qenë për shkaqe të tjera dhe jo për ngërçe të tilla. Komuniteti ka bërë një deklaratë, ka shprehur se do përfaqësohet nga myftiu i Tiranës. Përfaqësuesi numër një është kryetari, por në inaugurime të ndryshme gjykon si do përfaqësohet. Në rastin konkret ka marrë vendimin të përfaqësohet me myftiun e Tiranës.

Xhamia e Namazgjasë është me të vërtetë nevojë e madhe për ritualet javore. Në ritualet javore të të premteve xhamitë e Tiranës tejmbushen. Kjo do ti japë frymëmarrje goxha. Duket e mjaftueshme por e vështirë. Sa i përket bajrameve e pamundur që xhamia e Namazgjasë ti përmbush këto nevoja. Edhe sheshi nuk mjafton. I shërben komunitetit si simbolikë për të plotësuar mozaikun. Nëse përdoren dhe ambjentet jashtë shkon maksimumi deri në 10 mijë persona.

Ne kemi disa kohë që me palët investues jemi në kontakt, kjo xhami me përmasat e mëdhaja që ka, aktivitetin e gjerë. Do shërbejë dhe me ambiente të tjera, me organizime kulturore. Kur ka organizime të tilla si ajo e arsimit, ne gjithmonë kemi bashkëpunuar me organizata. Në lidhje me këtë rruga më e mirë dhe më e duhura ka qenë të menaxhohet nga një fondacion. Fondacioni i Xhamisë së Namazgjasë. Ky fondacion do ketë anëtarët të barabartë, edhe me investitorët. Kryetari do jetë myftiu i Tiranës. Kontrolli dhe menaxhimi do bëhet nga ky bord. Predikuesit do jenë shqiptarë.”

Erdogan myftiu tiranes xhamia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.