Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Erdogan nuk bën më nëna”, flet Guri Rrokaj që i thuri këngën: Na nderoi duke i rënë borisë në Laç

10:44 / January 21, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 guri rrokaj 9 785
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këngëtari i muzikës polifonike, Guri Rrokaj, ka krijuar një këngë për presidentin Erdogan, që e ka rikthyer në qendër të vëmendjes, pas vizitës së Erdogan në Tiranë.

Rrokaj rrëfeu në emisionin “Të Paekspozuarit” , se nga u frymëzua për këtë këngë.

Pjesë nga biseda:

Guri Rrokaj: Vargjet, nuk pretendoj se jam shkrimtar, por jam krijues dhe tek poeti popullor, kam realizuar edhe tre libra. I fundit, me 250 këngë.

Ylli Rakipi: Si erdhi kjo këngë për Erdoganin?

Guri Rrokaj: Unë shihja televizor, shumë herë e mbaja edhe te ju, se më pëlqente. Shoh unë kryeministrin Rama në Turqi, u befasova, një pritje shumë e madhe. Kur pashë aty, kontrollova logjikën dhe më vajti mendja te 39 vezirë që ka prodhuar Shqipëria për Turqinë.

Ylli Rakipi: Gjithë ky krijim, që ke hedhur shpirtin aty, ky Edi Rama pse nuk e lejoi që të shfaqej në kohën kur erdhi Erdogani këtu?

Guri Rrokaj: Më shumë se e njihni ju gazetarët Edi Ramën, unë nuk hyj në punët e atij. Ne na ftoi ambasada turke, por u çakordua axhenda. Përshëndeti me bori nga makina, unë me grupin këndova nja dy këngë.

Kur tha ai do të bëj spitalin në Fier, unë atë natë krijova këngën. Të gjithë zërat aty janë të mijtë. Unë e realizoj polifoninë vetëm. Ne për këngë kemi lindur, po përse të mos shërbej për marrëdhëniet kulturore me Turqinë?

Ylli Rakipi: Po për Luli Bashën përshembull, mund të bësh këngë ti?

Guri Rrokaj: Atyre u takon këngë humoristike me bejtje, t’u godasësh pikat që kanë. Por Metën e kam mik, i këndoj tamam. Kurse kryeministrit bëj cfarë të duash, nuk të bën mik ai, është kokë mënjanë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Falsifikimi i pronave në Seman/ Arrestohen ish-kreu i Kadastrës dhe Kastriot Hasko

22:57 / September 16, 2026

Djali i Hashim Thaçit reagon pas dënimit të të atit me 25 vjet burg: Kjo betejë nuk ka mbaruar

22:40 / September 16, 2026

Sulmi me dron, Ukraina pretendon se ka vrarë gjeneralin e rëndësishëm rus

21:00 / September 16, 2026

Hapat që ndërmerren për apelimin e një vendimi të Speciales

20:00 / September 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.