Mësohet se presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se është e mundur që Rusia dhe Ukraina të bien dakord për katër nga gjashtë pikat që kanë qenë në fokus të negociatave mes tyre.
Presidenti turk e dha këtë detaj ndërsa fliste rreth krizës Ukrainë-Rusi në kthim nga samiti i NATO-s. Bazuar në citimin që i bën transmetuesi turk “TRT”, presidenti turk ka shtuar po ashtu se mosmarrëveshjet territoriale mbeten.
