Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Erdogan tjetër përplasje me SHBA: Asnjë garanci për kurdët në Siri

18:35 / January 8, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
erdogan
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Turqisë ka refuzuar me forcë thirrjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që vendi i tij të mbrojë luftëtarët kurdë në Siri. Recep Tayyip Erdogan tha se, deklarata të tilla të bëra nga këshilltari për Sigurinë Kombëtare, John Bolton, janë të papranueshme.

“Nuk është e mundur të pranosh apo gëlltitësh mesazhin, që Bolton dha nga Izraeli”, tha Erdogan.

Bolton ndodhet në Turqi për të kërkuar garanci se, kurdët që luftojnë Shtetin Islamik në veri të Sirisë do të jenë të sigurtë pas tërheqjes së planifikuar nga SHBA.  Kurdët mbeten pa mbrojtje, Bolton në Turqi për të qetësuar situatën

Turqia i konsideron milicitë kurde “YPG”, që luftojnë kundër militantëve të ISIS-it, si terroristë. Gjatë fundjavës, në fillim të turneut të tij në Izrael dhe Turqi, Bolton tha se tërheqja varet në disa kushte. Shtetet e Bashkuara duhet të garantojnë që luftëtarët kurdë janë të sigurtë dhe se, ajo çfarë ka mbetur nga Shteti Islamik do të mundet.

Siguria e kurdëve, në fakt pritet t’i tensionojë bisedimet në Ankara. Zëdhënësi i Erdoganit, Ibrahim Kalin, tha se Ankaraja pret që të gjitha armët që u janë dhënë kurdëve nga SHBA të konfiskohen.

“Askush nuk duhet të presë nga Turqia që të japë garanci për një organizatë terroriste, apo të legjitimojë përpjekjet për ta pastruar atë”, tha Ibrahim Kalin, zëdhënës i Erdoganit.

Sipas Erdoganit, Turqia do të bëjë çfarë të mundet për të eliminuar terroristët, e një operacion në zonën e kontrolluar nga kurdët në Sirinë veriore do të nisë së shpejti.

Ankaraja i konsideron kurdët e “YPG”-së një kërcënim për sigurinë kombëtare. Por, Uashingtoni do të zbusë shqetësimet e kurdëve për kërcënimin turk, në mënyrë që ata të mos ndihen të detyruar të kthejnë sytë nga Rusia.

Erdogan kurde perplasje SHBA Siri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nata e dhjetë e sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit/ Forcat amerikane godasin instalimet raketore dhe të dronëve, kundërpërgjigjet Teherani

08:29 / July 21, 2026

SHBA i vendos tarifë doganore 50% Kanadasë, vlera e produkteve të prekura arrin gati 20 miliardë dollarë! Hyjnë në fuqi pas 30 ditësh

08:24 / July 21, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Përshkallëzimi i konfliktit SHBA-Iran rrit çmimin e naftës

13:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.