Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Erdoğan: Turqia nuk do të përulet para kolonialistëve në Mesdheun Lindor

21:18 / August 19, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Erdogan Taip 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ashtu sikurse hodhi poshtë Traktatin e Sevres të vitit 1920, që synonte ta mbyllte dhe ta zmbrapste kombin turk, Turqia do të bëjë të njëjtën gjë kundër përpjekjeve për ta kufizuar atë nga burimet e energjisë pranë brigjeve të saj, tha presidenti Recep Tayyip Erdoğan.

“Ashtu siç e hodhi poshtë Traktatin e Sevres 100 vjet më parë, Turqia nuk do të përulet para Sevres moderne që po synohet të imponohet në Mesdheun Lindor”, tha Erdoğan në një ceremoni inauguruese të një firme të energjisë solare në Ankara.

Presidenti turk tha se asnjë fuqi koloniale nuk mund ta privojë Turqinë nga burimet e energjisë në rajon.

Turqia ka fajësuar Greqinë, Francën, Egjiptin dhe vendet e tjera për përpjekje për ta privuar atë në mënyrë të paligjshme nga burimet e energjisë mesdhetare dhe ta mbyllin atë larg Mesdheut, përkundër faktit se vendi ka vijën më të madhe bregdetare në këtë det.

Pas Luftës së Parë Botërore, Lufta e Pavarësisë e Turqisë hodhi poshtë Traktatin e Sevres, një pakt që synonte të likuidonte Perandorinë Osmane dhe të shfuqizonte sovranitetin turk, në favor të Traktatit të Lozanës të vitit 1923.

Erdoğan shtoi se lufta e Turqisë në fronte të ndryshme nga Mesdheu Lindor deri në Libi nuk është vetëm luftë për të drejtat e vendit, por edhe për të ardhmen.

Erdogan kolonialisteve perulet Turqia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.