Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Erdogan vjen në Tiranë, Policia e Shtetit blindon kryeqytetin: Ja rrugët dhe akset që do bllokohen

17:45 / October 9, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Erdogan Rama 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash për të siguruar mbarëvajtjen e vizitës së Presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan, nesër në Tiranë, ku veç takimeve zyrtare, do të jetë i pranishëm edhe në inagurimin e Xhamisë së Namazgjasë. Duke filluar nga aeroporti i Rinasit, shoqërimi drejt Tiranës në vendet ku do të zhvillohen takimet dhe shoqërimi drejt Rinasit, në përfundim të vizitës.

Policia e Shtetit njofton qytetarët se do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera, në varësi të takimeve dhe aktiviteteve që do të zhvillohen gjatë vizitës, në Tiranë.

Drejtuesit e automjeteve të shfrytëzojnë autostradën e re Kashar-Rinas, për të qarkulluar në drejtim të aeroportit të Rinasit, pasi aksi i vjetër Kashar – Rinas nga ora 10:00 deri në 11:30, si dhe nga ora 17:00, deri në orën 18:00, të datës, 10.10.2024, do të jetë i bllokuar.

Rrugë të tjera që do të bllokohen janë:

Nga Rinasi-Qafa e Kasharit-Mbikalimi tek Casa Italia-nënkalimi te ish-sheshi “Shqiponja”, Unazë (Astir)-Rrethrrotullimi i Saukut, Rruga e Elbasanit.

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga Ura te ish Hotel Dajtit deri te sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ibrahim Rugova” rruga “Ukraina e Lirë”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe rruga “Xhorxh Bush”.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për masat që ka ndërrmarrë dhe do të zbatojë gjatë vizitës së z. Recep Tayyip Erdoğan.

Erdogan Policia Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Braçe jep deklaratën e bujshme: Rama më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

22:52 / October 8, 2026

Spiropali lëshon kritika: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu

22:09 / October 8, 2026

Tabaku kundërshton reformën territoriale: Kufij të rinj për interesa partiake

21:28 / October 8, 2026

Zelensky: Po përgatisim një përgjigje ndaj përshkallëzimit të sulmeve ruse

20:26 / October 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.