Kryendeshja e javës së 31-të të Serisë A u mbyll me takimin Napoli-Inter përfunduar me shifrat 1-1. Një ndeshje me ritëm e me nivel sidomos me tre shtylla. Për zikaltërit, pjesa e parë totalisht e pafat me Lukaku që dy herë ndalet nga shtylla dhe tranversa, ndërsa është një autogol ai që i hap rrugën e avantazhit vendasve.
Në minutën e 36-të De Vrij tenton ta largojë ndërsa Handanovic ta kapë. Përplasja mes të dyve prodhon topin në rrjetë. Interi reagon në pjesën e dytë me goditje nga jashtë zone të Eriksen, me topin që përfundon në rrjetë. Në fund, të dy ekipet pajtohen me nga një pikë. Interi vazhdon të kryesojë me tashmë 9 pikë larg vendit të dytë, Milanit, që fitoi ndaj Genoa-s.