Deputeti Socialist Erion Braçe ka reaguar për dorëheqjen e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike. Ai ironizon përmes një video nga festa e Barcelonës, pas fitores dje kundër Real Madritit.
“Thonë Barça; mos e dëgjoni Basha! Është gëzim fitoreje; nuk është gëzim humbjeje”, shkruan Braçe dhe ndan videon e mëposhtme ku lojtarët e ekipit të Barcelonës shfaqen duke festuar pas së thellë 4-0 kundër Real Madritit.
