Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Erion Braçe: Me hir ose me pahir do të më keni në Parlament

10:47 / March 18, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
brace44 sd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Me hir ose me pahir, do të më keni në Parlament”, kështu shprehet deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Braçe thekson se beteja e tij është për qytetarët.

Socialisti thotë se ‘Dua të jem në Kuvend për të vijuar fort betejën për te moshuarit, të ardhurat e tyre, pensionet e tyre; një betejë nderi, dinjiteti e mirëqenie për ta!”

“Ju thashë qe do jem ne beteje! Betejat duan kohe ndaj duhet zgjuar herët! Betejat duan thelb, përmbajtje! Dua te jem ne kuvend për te vijuar fort betejën për te moshuarit, te ardhurat e tyre, pensionet e tyre; një beteje nderi, dinjiteti e mirëqenie për ta! tani do me hidhen ne fyt te fortët e rrjetit “aty ishe, perse nuk e bere”; janë te gjithë ata qe nuk e dine kush je, çfarë ke bere e si e ke bere, si ke votuar. Por natyrisht, jam gati tu dëshmoj te gjithëve se çfarë kam hequr tu shkul nga mendja ministrave te financës, ekuilibrin buxhetor te numrave ngulur ne koke si frike por edhe si rehat; nga 2016ta e këtej për te mbrojtur një bonus te larte për te moshuarit, kur reforma e pensioneve nuk zgjidhi hallin e madh te te ardhurave te ulëta për te gjithë ata qe kishin dale ne pension para saj-reformës; përballë me ministra qe “kujdeseshin” për buxhetin e ne fund te vitit linin pa përdorur 40, 50, 60, 100, 430 milionë euro pa përdorur!

Do ta bej këtë beteje ne kuvend, ketë here pa rregulla, pa pyetur për to; boll kam dëgjuar, pritur, analizuar, reflektuar e fundi ka qene pa vendim, duke pritur te mendohen e mendohen ministrat! Nuk ka me kohe për ata qe janë me keq sot, por nuk ka me kohe as për ata qe janë me mire sot e do jene ne pension nesër! Kjo begeje nis punëdhënësit e mëdhenj, ata qe kane grumbulluar numrin me te madh te punonjësve, ata qe gënjejnë me shume, bëjnë evazionin me te madh e qe nuk lenë pensionistet te marrin atë qe ju takon; me ta e kush ju del për zot është kjo beteje! Për çdo te moshuar, përfshirë dhe prindërit e mi, secilin qe merr me pak apo pension 20 mije leke! Arsyeja për te qene deputet nuk ka lidhje me te berit ministër; po me përfaqësimin e njerëzve!”, shprehet Erion Braçe.

deputet erion brace facebook kuvend status
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.