Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Erion Veliaj kërkon mandatin e tretë në krye të Bashkisë së Tiranës

10:09 / April 9, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zgjedhjet e pjesshme vendore 6 mars 1280x720 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka shprehur ambicien për të rikandiduar në krye të Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet e ardhshme vendore të vitit 2023.

Në një intervistë për Klan News nga sheshi “Italia”, aty ku zhvillohet një prej panele të Kongresit të PS, i pyetur nga gazetarja Klesiana Omeri, Veliaj tha se do të kandidojë sërish për kryetar të Bashkisë së Tiranës për të vazhduar projektet për kryeqytetin.

Pyetje: Meqënëse është edhe një ndezje motorësh për zgjedhjet vendore të 2023, a do të kemi një kandidaturë tjetër, një përpjekje tjetër për të kërkuar ju votën e qytetarëve të Tiranës për të qenë në krye të Bashkisë?

Kryebashkiaku Erion Veliaj: Tirana nuk është perfekt, por Tiranës i kanë shkuar punët më mirë këto 7 vite se sa në epokën e gjumit. Mund të jetë akoma më e pastër dhe na duhet ndihma e të gjithëve. Mund të jetë akoma më e rregullt dhe na duhet ndihma e të gjithëve. Qyteti po rritet në përmasa të jashtëzakonshme. Tirana para 7 vitesh rritej me një numër shumë të vogël banorësh, 4-5-6 mijë. Vjet është rritur me 32 mijë. Do të thotë që Tirana është bërë aq atraktive saqë jo vetëm nga të gjithë cepat e Shqipërisë, sot kemi italianë që jetojnë në Tiranë, sot kemi shumë prej shqiptarëve të rajonit që e kanë patjetër një apartament në Tiranë, të imagjinosh që nuk ka as det. Do të thotë që mjafton të shikosh faktin që Tiranës çdo vit, në 7 vitet e fundit, i është rritur vlera e pronës me 10-15% do të thotë që dhe kundërshtari ynë më i madh vetëm duke ndenjur në shtëpi dhe duke sharë në Facebook është bërë më i pasur.

Pyetje: Kjo është një po, që ju do kandidoni?

Kryebashkiaku Erion Veliaj: Kjo është një po që ne duam të vazhdojmë progresin në Tiranë. Ky vit është special, Tirana është kryeqyteti evropian i rinisë dhe do doja që përveç këtij viti special ne të ishim kryeqyteti evropian i diçkaje çdo vit, kështu që duam ta vazhdojmë deri në fund këtë projekt. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U përplas me protestuesit, flet deputeti i PS: E kuptoj indinjatën e tyre

22:20 / October 6, 2026

PD: KAYO, skemë e Ramës për t’u kaluar privatëve miliona euro e prona shtetërore! Berisha: Provat do t’ia çojmë partnerëve ndërkombëtarë e SPAK

13:44 / October 6, 2026

Mesazhi i kryebashkiakut Veliaj me IA: Dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal!

13:42 / October 6, 2026

Veliaj rikthen Sara Goxhajn si nënkryetare të Bashkisë së Tiranës, emëron edhe ish-deputetin dhe ish-prefektin Sadi Vorpsi

23:01 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.