Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Erion Veliaj zbulon propozimet e tij për president: Koha që kreu i shtetit të mos rrihet me punëtorët e gipsit dhe të jetë esëll

19:11 / May 20, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meta veliaj 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka folur sot për figurën e presidentit të Republikës së Shqipërisë, teksa ka treguar që propozimet e tij kanë qenë dy, nga tre emra që mund të paraqiste.

I ftuar në emisionin “Zona Zero”, Veliaj tha se ai personalisht ka propozuar një burrë dhe një grua si kandidat të mundshëm për kreun e shtetit.

“Unë kur kam pasur mundësinë të bëj propozimet e mia, kam bërë propozim për një burrë dhe për një grua, si secili që ka pasur mundësinë të bëjë 3, unë bëra vetëm 2 propozime. Kështu që besoj që njeri dinjitoz që i shërben vendit dhe shikon interesin e vendit mbi banalitetet e ditës, i ka ardhur koha në Shqipëri”, shtoi ai.

Veliaj kritikoi qëndrimet që kanë mbajtur dy presidentët e fundit Bujar Nishani dhe Ilir Meta, duke mos ushtruar detyrën e tyre si unifikues të vendit. “Nuk kam pasur marrëdhënie të mira as me presidentin aktual, as me ish-presidentin, se unë besoj që një president i cili lë selinë e vet dhe merret me këndin e lodrave siç bënte zoti Nishani, apo si zoti Meta që gabimisht shkonte në një zyrë tjetër për tjetër dhe zihej me punëtorët e gipsit në katin e parë për një zyrë të një partie në katin e  tretë, të një partie pa deputetë që nuk i takon një zyrë dhe si të gjithë partitë e tjera duhej t’i linte zyrat e shtetit, sidomos pas tërmeti kur shteti, bashkia nuk kishte zyra për vete. Kështu që në këto raste nuk është se më ka ecur me presidentët e fundit, sepse gjithmonë i kam parë që e kanë zellin të jenë brigadierë komunaleje dhe jo unifikues dhe bashkues të kombit. Kështu që shpresoj që presidenti i ardhshëm nuk do ketë lakminë për t’u marrë me pusetat dhe me kanalizimet e Tiranës, sepse është një punë që e bën bashkia. Sigurisht secili mund të kontribuojë, por kur lë detyrën e vet për të bërë diçka që nuk të takon, ajo është e turpshme. Kështu që shpresoj shumë që presidenti i ardhshëm as nuk do merret me këndet e lodrave, as nuk do rrihet me punëtorët e gipsit në zyra tjetër për tjetër dhe mbi të gjitha që do jetë esëll shumicën e kohës që të ketë mundësi që të drejtojë vendin me kthjelltësi dhe jo me pije e sipër të hapi luftë Amerikës dhe të flasë për dronë e për teori konspiracioni, kjo nuk na ndihmon. Ky president filloi atë që ishte një luftë e pacipë dhe e paprincip me SHBA-të duke instiguar gjëra të paqena, e vazhdoi pastaj Sali Berisha me të qenit “non grata”, e vazhdojnë edhe disa klounë dhe sharlatanë të tjerë që thonë që Amerika do vjedhë gurët e Butrintit, do të thotë çudira shqiptare kur ne festojmë 100-vjetorin me Amerikën. Kemi një pjesë të lidershipit politik të vendit,  fatmirësisht jo shumicën, pra janë pakicë, të cilët hapin luftë me SHBA-të, aleatin tonë strategjik dhe le të themi partnerët tanë kryesorë, jo vetëm në rrëzimin e komunizmit, por në çlirimin e Kosovës, në njohjen e pavarësisë, anëtarësimin tonë në NATO, duket ndonjëherë sikur kafshojmë dorën që na ushqen dhe jemi mosmirënjohës. Fatmirësisht ne shqiptarët jemi më të mirë se kaq, ne jemi mirënjohës, ne jemi besnikë, ne dimë të respektojmë aleancat. Kështu që besoj që presidenti i ardhshëm, mjafton të mos ketë këtë identikit dhe të na hapë luftëra të paqena, apo të merret me probleme të paqena, do ishte tashmë një hop”, deklaroi Veliaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta kundër ‘Territoriales’, forca të shumta policie në terren

08:57 / October 8, 2026

‘Territorialja’ sot në Kuvend, PD paralajmëron protesta brenda e jashtë sallës

08:43 / October 8, 2026

SHBA shton akuza të reja ndaj Maduros dhe bashkëshortes së tij për torturën e amerikanëve në burgjet venezueliane

08:35 / October 8, 2026

Sulm masiv rus në Ukrainë, të paktën 20 civilë të vrarë

08:28 / October 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.