Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ermal Hasimja / Me makinë deri te ujvara? Çifte pjeshkash në Theth me fuoristrada babi

20:51 / June 24, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
theth
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Ermal Hasimja-

Turizmi në dorë të shqiptarëve.

Në fundjavë isha në Gjipe, një vend i mrekullueshëm ku nuk ka mbërritur ende betoni. Zakonisht në këtë kohë ka më tepër të huaj se shqiptarë. Për fat të keq kësaj here kishte vetëm shqiptarë: si specie, jo si qenie të qytetëruara.

Makinat parkohen 5 metra nga deti. Tufa djemsh të rinj që vendosin makinat mes tyre e detit për të shijuar pamjen e mrekullueshme që ofrojnë … rrotat e makinës. Sepse gjithë plazhi duhet ta marrë vesh që kanë makina dhe sepse qeset me ushqime e birra nuk duhet t’i kenë më larg se 1 metër.
Disa po argëtohen duke zbrazur tymin e makinës mbi plazhistët e tjerë ngjitur të cilët sapo kanë kaluar nga turbofolku serb në “Xhamadani Vija-Vija”. U shkon me situatën edhe davaritja e burrnisë teksa futen me not qeni në det.

Më i miri bën not Saliu me hedhje koke si trajse sa majtas djathtas. Pranë tyre rrijnë disi të bezdisur disa të tjerë të cilët sapo prenë degën e plotë të një pemë në lulëzim dhe e tërhoqën zvarrë me makinë deri te bregu ku po ndizej zjarri. Jo zjarr muhabeti, por zjarr bubulak. Pothuajse më i madhi në plazh, sepse në fakt më të madhin e kishin ata të tjerët në cepin tjetër të plazhin që zbërthyen kallamat dhe trarët e barit të një hallexhiu që fle me një sy hapur duke pritur konkuistadorët e tatimeve. Është garë, kush e ka më të madhin. Piromanë falocentrikë hipokondriakë.

Të folurit, më saktë të ulëriturit, është kumbues dhe i bollshëm. Por 75% e fjalorit e mbulon fjala “k”. Natën, në çadrën time, nisur nga deklaratat e zhurmshme të të pranishmëve kuptoj se e gjithë Gjipeja qenka plot me “k*” që pijnë, djegin, mbjellin qese e shishe në plazh, presin pemë dhe sintetizojnë shqipen në 5-6 fjalë themelore.

Në gjuhën e këtyre fjala në fjalë ka më tepër sinonime se çdo fjalë tjetër në botë: shok, njeri, idiot, miku im më i mirë, roje parkingu, komshi, njeri që po ecën në rrugën përballë, shitës perimesh, deputet, mësues fizike, vëlla, polic, etj, etj.

Në fakt jo vetëm Gjipeja agonizon kësisoj. Përpara një jave shqiptarët e tjerë mbollën Ujvarën e Grunasit në Theth me mbeturina. Nuk po u besoja syve kur dy çifte pjeshkash e pjeshkushësh Blloku me fuoristrada babi më pyetën në mes të shtegut nëse shkohej me makinë deri te ujvara! Të ngratët, u zbythën me zhgënjim në sy!

Shumica e atyre që e marrin në sy kalvarin e 30 minutave ecje e shohin ujvarën nga celulari. Kur u del resmja e përkryer interesi për ujvarën ngordh. Entuziazmi u lloc dhe u kujtohet se fustani ose xhinset që kanë veshur nuk u rrijnë bukur në zbritje.

Le të lutemi në heshtje për natyrën por dhe për sipërmarrësit e turizmit shqiptar që këtë vit siç duken bathët do t’i nxjerrin me lot e qyrre paratë e mbijetesës me këtë milet./

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania” – Si do funksionojë platforma e re, e njoftuar nga Edi Rama?

17:39 / August 24, 2026

Silvio Gonzato mbyll misionin dhe falenderon shqiptarët për mikpritjen: Besoj në të ardhmen evropiane të Shqipërisë

17:18 / August 24, 2026

Kur do të mbahen zgjedhjet lokale? Ja datat e mundshme, synohen 46 bashki

16:38 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.