Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ermal Mamaqi flet për rivalitetin e përfolur me Bes Kallakun

15:08 / January 26, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
785 0 5e099ed16cd98
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në emisionin “Jo Vetëm Modë” në Tv Klan, Ermal Mamaqi foli edhe për “rivalitetin” e përfolur me humoristin dhe producentin e filmit “Falco”, Besart Kallaku. Pas deklaratës së këtij të fundit, se “Ermali është biznesmen, kurse unë komedian”, Mamaqi u shpreh se nuk e konsideron rival, përkundrazi pjesë e të njëjtit grup producentësh që përpiqen të sjellin filma argëtues dhe të suksesshëm në gjuhën shqipe.

Sa i takon urimit të Amarda Toskës për filmin e ri, i cili u kuptua si një thumbim për Besart Kallakun, Ermali u shpreh se shprehja “vërtetove se je superbiznesmen”, nuk ishte një përpjekje e bashkëshortes për të ironizuar producentin e “Falco”.

“Unë dhe Ami zihemi se cili është biznesmeni më i mirë. Është një ‘inside joke’ sepse ‘Ami Event’ po bën edhe organizimin e gjithë premierës në Pallatin e Kongreseve dhe kemi një garë. Ky sukses është suksesi im, i filmit apo i ‘Ami Event’ që bëri organizmin”, u shpreh Mamaqi.

Ai zbuloi edhe sesi Pallati i Kongreseve do të shndërrohet në një kinema ku filmi “I love Tropoja” do të shfaqet nga data 29 Janar deri më 15 Shkurt, duke u zgjatur kështu disa ditë më shumë, për shkak të kërkesave të publikut. Me një ekran gjigand, i cili do të mbulojë thuajse gjithë sipërfaqen e murit në sallën e Pallatit të Kongreseve, si asnjëherë më parë një premierë filmi në Shqipëri do të mund të shijohet live nga 2200 njerëz njëherësh.

Bes Kallaku Ermal Mamaqi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.