Në “Shiko kush Luan” Ermal Mamaqi bëri të ditur dhe arsyen e shkëputjes nga TV Klan dhe ishte pikërisht filmi “I Love Tropoja”.
Tashmë që filmi ka përfunduar dhe shfaqet në ekranet e kinemasë ai ka vendosur të rikthehet në Tv Klan. Ka qenë një postim në Instastory ku aktori thotë se së shpejti në tv klan do të tansmetohen të pathënat e filmit dhe prapaskenat.
Ermali zbuloi gjithashtu se filmi i ka kushtuar 700 mijë euro, trefishi i shpenzimeve të “2 gisht mjaltë”.

