U zbulua se Marina Vjollca do ishte pjesë e “Klanifornia Show” spektakli i humorit që do transmetohet në TvKlan, u zbulua gjithashtu se Ermal Mamaqi nuk do ishte më në “Xing me Ermalin” të paktën për disa kohë, por çfarë po bëjnë bashkë Ermal Mamaqi me Luana Vjollcën?!
Në një postim në Instagram Ermali ka treguar se ishte në kafe me Luanën dhe se po bënin plane kundër Marinës.
“Duke thurur plane…ndoshta kundër Marinës…”: shkruan ai.
Nuk e dimë se çfarë planesh kanë ata të dy, por për Getoarin kjo situatë është gazmore dhe këtë e ka shprehur dhe në koment.

