Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Ermir Lenjani tregon për miqësinë me Sala dhe për simpatinë e argjentinasit për Shqipërinë

13:15 / February 7, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lenjo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Futbollisti shqiptar, Ermir Lenjani, tregon se futbollistin e zhdukur në Kanalin Anglez, Emiliano Sala, ai e kishte shok të mirë. Bota e futbollit vazhdon të jetë e shokuar dhe e solidarizuar me futbollistin argjentinas. Lojtari i kuqezinjve, nga viti 2015 deri në vitin 2016, ka luajtur bashkë me Sala-n te Nantes.

Pjesë e këtij ekipi francez ishte edhe ish kapiteni i kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, që po ashtu e ka njohur mirë sulmuesin, i cili humbi sapo kishte realizuar ëndrrën, të transferohej në Premier League.

“Emiliano ka qenë luftëtar i madh. Ai ka qenë një person shumë i ëmbël në çdo bisedë me mua dhe shokët tjerë të ekipit. Në dy vitet e fundit pati sukses te Nantes dhe arriti të transferohet te Cardiff, duke e realizuar ëndrrën e tij për të luajtur në Premier League”, tha Lenjani për “Gazetën Express” në Kosovë.

Sala shpeshherë iu drejtohej Canës dhe Lenjanit me thirrjen “Vamos Albania!”, që në shqip nënkupton “Hajde Shqipëria!”.

lenjo1

“Kur kemi shkuar unë dhe pastaj Lorik Cana te Nantes nuk kemi pasur nevojë t’i tregojmë nga jemi dhe se luajmë për kombëtaren e Shqipërisë. Në seancat stërvitore thoshte “Albaniaaa, vamos”. Ishte punëtor i madh në stërvitje dhe në ndeshje. Ishte person shumë pozitiv. Dilnim me të, rrinim me të dhe me shokë tjerë të ekipit”, deklaroi Lenjani.

Salla në janar u transferua nga Nantes te Cardiff. Ai ishte kthyer në Francë vetëm për t’u përshëndetur me shokët e ekipit ku luajti 4 vite. Kur po kthehej në Angli te skuadra e tij e re, avioni ra dhe pjesët e tij janë gjetur në det.

cana lenjani nanta sala Shqiperia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Media amerikane, Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

22:05 / July 18, 2026

Vrasjet, Shqipëria në minimum historik/ Ministri i Brendshëm: Raporti i 6 mujorit të parë, ulet krimi

14:22 / July 17, 2026

Merret vendimi, Shqipëria hap ambasadën e saj në Dublin, Republika e Irlandës

08:12 / July 16, 2026

Shqipëria mbyll 3 kapitujt e parë me BE, Rama ironizon nga Brukseli: Po si thanë, nuk ka më negociata?

22:21 / July 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.