Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ermonela Felaj: Çdo grup parlamentar ka të drejtën të bëjë propozime për president

21:12 / May 6, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ermonela Felajj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e Partisë Socialiste Ermonela Felaj ka dhënë një intervistë për “Ora News” ku ka folur për proçesin e zgjedhjes së Presidentit të ri. Ajo ka thënë se në çdo rast do të përdorin kohën në dispozicion, kohën e dhënë deri në nisjen e raundit të parë. Felaj tha se çdo grup parlamentar ka të drejtën e tyre që të bëjnë propozime përkatëse.  

Pyetje: A do të ishte e hapur Partia Socialiste për të mbështetur një emër që vjen drejtpërdrejtë nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike?

Felaj: Ju e dini besoj që Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë kërkon plotësimin e atij kushtit formal që çdo kandidat për President do duhet të ketë mbështetjen e një grupi prej jo më pak se 20 deputetësh dhe deputetët nuk mund të mbështesin më shumë sesa një kandidat. Në çdo rast ne do të përdorim kohën në dispozicion, kohën e dhënë deri në nisjen e raundit të parë. Ishte një kohë që na e kërkoi në fakt opozita në Konferencën e fundit të Kryetarëve. Dhe ne ramë dakort me opozitën që ajo të kishte më shumë kohë me qëllim të funksionojë konsensusi. Nuk është që konsensusi për figurën e ardhshme të kryetarit të shtetit do të zërë fill mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve sepse kjo konferencë përcakton fillimin e proçesit dhe pas çdo raundi është e detyruar menjëherë që të mblidhet për të përcaktuar datën e raundit pasardhës. Do tu duhet partive politike dhe përfaqësuesve të tyre në parlament që të bëjnë diskurtime rreth atyre figurave ndaj të cilave kanë një qasje më të mirë dhe më gjithëpranim.

Pyetje: Pse ky vendim i Partisë Socialiste për të mohuar ndoshta një realitet politik brenda Partisë Demokratike siç është Komisioni i Rithemelimit dhe në këtë rast edhe Berisha?

Felaj: Ne nuk jemi duke mohuar asnjë lloj realiteti politik sepse thirrja jonë i është drejtuar përfaqësuesve të opozitës dhe qofshin këto të përfaqësuar në grupe parlamentare ose jashtë grupeve parlamentare janë deputet të Kuvendit të Shqipërisë janë opozita dhe sigurisht kanë të drejtën e tyre që të bëjnë propozime përkatëse.  

felaj president propozime
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.