Gazetari Ervin Kurti ka qenë i ftuar në emisionin “Në shtëpinë tonë”, ku gjatë bisedës tha se ka shumë dëshirë që të ketë një fëmijë, por nuk i pëlqejnë dasmat tradicionale. I pyetur nëse është lënduar ndonjëherë, Evini shprehet se është lënduar dhe kjo është arsyeja pse u largua në New York. Sipas tij ajo ka qenë periudha më e vështirë dhe e trishtë e jetës së tij, sepse “të lëndohesh në moshën 30 e ca vjeçare është më e vështirë sesa të lëndohesh kur je 20 vjeç”.
Julka Gramo: A të kanë lënduar ndonjëherë, ta kanë thyer zemrën?
Ervin Kurti: Një nga arsyet pse shkova në New York, kjo ishte dhe jam thyer shumë keq. Ka qenë një nga periudhat më të trishta të jetës sime, sepse kur lëndohesh në moshën 30 e ca vjeçare nuk është njësoj si të lëndohesh në moshën 20.
Ajo që të shembet është sistemi i besimeve, ku duhet të besoj unë tani dhe çfarë të besoj? Nuk ke më kohë të rrish me një njeri dhe ta njohësh nga e para dhe ti thua ok po rri vetëm.
Por a rrihet vetëm? Lumturia e vërtetë është kur ti udhëton, gëzon, hidhërohesh apo bën çdo gjë dhe ke një njeri aty që të suporton ose të kritikon në formën që t’i mendon. Kjo është një nga arsyet pse njerëzit shkojnë tek psikologu sepse kanë shumë shoqëri, por nuk i dëgjojnë në mënyrë aktive.
