Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ervin Salianji akuzon Berishën dhe Gaz Bardhin, për krizën e PD

21:00 / September 10, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ervin S
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ervin Salianji, në intervistën për emisionin “Dekalog”, analizoi situatën aktuale të PD-së dhe përgjegjësitë brenda opozitës. Salianji pranon qartë se PD-ja ka bërë gabime të mëdha dhe ka faje për këtë situatë ku gjendet sot:

“Sigurisht që ka. Nuk mund të mos ketë. Ka përgjegjësi për disa vendime që janë marrë. Për shembull, pjesëmarrja në reformën administrative-territoriale ishte një gabim, sepse ndarja që kemi sot është bërë pa ndikimin e PD-së. Po ashtu, përfshirja në reformën në drejtësi pa ndikimin e duhur ka qenë një tjetër gabim”, tha Salianji.

Ai thekson veçanërisht vendimin për lënien e mandateve si gabimin më të madh:

“Gabimi më i madh, pa diskutim, ka qenë lënia e mandateve. Personalisht, kam qenë ndër të paktët që kam votuar kundër. Është e dokumentuar. Lënia e mandateve solli një ndryshim edhe më të tmerrshëm: ndryshimin e kodit zgjedhor që e ka deformuar demokracinë në thelb. Edhe mosmarrja pjesë në zgjedhjet lokale ishte një tjetër gabim fatal.”

Salianji e bën të qartë se përgjegjësia nuk është e një individi të vetëm, por në kolektiv, nga Basha, te Berisha dhe Bardhi:

“Pra, përgjegjësi ka pasur shumë, dhe jo vetëm nga një person. Edhe Lulzim Basha ka përgjegjësi, por edhe të tjerë. Nuk përjashtohet as Sali Berisha, sepse secili, sipas peshës së ndikimit që ka pasur, mban një pjesë përgjegjësie. Fajet dhe përgjegjësitë duhen pranuar. Sepse nëse nuk bëjmë diagnozën e saktë, nuk mund të gjejmë zgjidhje. Duhet të pranojmë gabimet për të mos i përsëritur më”, tha ai.

akuzon bashen Berishen krizen pd Salianji
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.