Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ervin Salianji bën deklaratën e fortë dhe paralajmëron: Kush fut duart në Kavajë do të digjet

22:45 / May 1, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ervin salianji 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji thotë se Partia Socialiste dhe Edi Rama po tentojnë të manipulojnë votat për zgjedhjet e 14 majit. Ai paralajmëroi se nëse dikush prek votat në Kavajë, aty ku Salianji po bën fushatë për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” do të digjet.

Sipas Salianjit, administrata në Shqipëri është fryrë nga 110 mijë në 190 mijë persona dhe të gjitha këto janë punësime elektorale – tha deputeti demokrat.

“Këtu është një shqetësim i përgjithshëm i të gjithëve dhe ne që jemi në opozitë është nëse abuzojnë institucionet. Shqipëria ka një problem të madh pasi është rritur administrata nga 110 mijë ka shkuar 190 mijë të punësuar.

Këto janë punësime elektorale që i rëndojnë buxhetit të shtetit dhe nuk kthehen në shërbime dhe praktikisht këto janë patronazhistët që i shërbejnë pushtetit.

Këto po vjedhin, abuzojnë po bëjnë korrupsion për të vendosur në qëllim të pushtetit administratën. Këtu ka persona që marrin rrogë dhe jetojnë jashtë shtetit, funksionarë të lartë marrin vila dhe shtëpi në apartamente ndërsa fukarenjtë marrin vetëm ata që mbesin disa nuk marrin fare.

Edi Rama nuk po bën fushatë sepse nëse do të kishte minimalisht një funksionim te demokracisë Rama do të ishte më i interesuari për të bërë fushatë duke vënë në pah punët e mbaruara.

Tani Rama po bën klounin tallagan dhe nuk po bën asnjë premtim për njerëzit, pasi votat i deformon dhe kërkon të manipulojë votat ndërsa atje ku jam unë në Kavajë nëse tenton njeri të fusë duart do të digjen ky është paralajmërimi im i fundit”, tha Salianji.

ervin salianji Kavaje paralajmerim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.