Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, nga sheshi Skënderbej” denoncoi ngritjen e kullave pa leje. Ai drejtoi gishtin në një prej godinave të larta, teksa tha se kullat po ngrihen pranë selisë së PS-së, paçka se nuk janë pajisur me lejen e posaçme.
“Sa është numri i subjekteve të ndërtesave që kanë kryer shkelje të ndërtimit? I kemi kërkuar llogari. Sa është numri total i kallëzimeve që kanë referuar në prokurori për ndërtimet pa leje. A janë marrë masa për zyrtarët që kanë shkelur ligjin në lidhje me ndërtimet pa leje. Nëse po, atëherë kërkojmë të na vihen emrat. Kullat pa leje janë ngritur edhe pranë selisë së Partisë Socialiste, leja u dha për 26 kate, por shkoi 40 kate. Ligji po zbatohet me dy standarte”,-tha Salianji ndër të tjera.
Pak ditë më parë qeveria “Rama 3”, miratoi një vendim që tentonte të amnistonte ndërtimet pa leje të ndërtuesve të fuqishëm kundrejt konfiskimit ose duke iu ofruar të drejtën e blerjes me çmimin e tregut.
