Gazetarët Anduena Llabani dhe Ylli Pata kanë debatuar në lidhje me aktivitetin kriminal të të shumëkërkuarit Ervis Martinaj dhe bashkëpunimin e tij me zyrtarë të policisë.
Të ftuar në emisionin “Now, Llabani tha se në telefonin e Martinajt janë gjetur emra të shefave të komisariateve, drejtuesve të policisë, apo edhe të ministrave.
“Edhe institucionet e larta në kupolën e Policisë së Shtetit, nuk kanë mundësi të marrin të dhëna policore nga kolegët e tyre. Nëse kemi dëgjuar emra shefa komisariatesh, po të garantoj që në telefonin e Ervis Martinaj janë gjetur emra drejtorësh, ministrash”, u shpreh ajo.
Ndërsa, Pata theksoi se prej kohësh është thënë se shumë zyrtarë policorë janë paguar prej tij dhe se emrat duhet të bëhen publikë.
“Është folur prej kohësh që kanë marrë paga. Duhet t’i thoni se kush janë. Kush janë ata shefa komisariatesh dhe drejtora. Duhet t’i themi”, nënvizoi ai.