Një operacion i SPAK ka çuar në goditjen e një tjetër grupi kriminal, ku në pranga ka rënë edhe ish-drejtori i policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe djali i tij. Breçani është arrestuar në afërsi të stadiumit ”Air Albania”, pasi mbrëmjen e djeshme do të shihet ndeshjen Shqipëri-Ishujt Faroe.
Në pranga ka rënë edhe Besmir Mustati dhe Bujar Germizi, ky i fundit një emër i njohur i botës së krimit në Kukës. Germizi akuzohet për krijim kushtesh për te kryer vrasje.
SPAK lëshoi 11 urdhërarreste, ku 6 prej tyre janë ekzkeutuar dhe vijon puna për arrestimin e 5 të tjerëve. Mes të arrestuarve është Dedan Gjoni, shef i krimeve në komisariatin e Policisë numër 6, Erzen Breçani. Ndaj tij, rëndon akuza e përkrahjes së autorit të krimit. Pas hekurave ra edhe djali i Breçanit. Në kërkim është edhe Ervin Mata, një emër i njohur për drejtësinë.