TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Shqiptari shkakton masakër në rrugët e Athinës

23:59 / July 2, 2022

Zdrukthtari vret bashkëshorten dhe e mban trupin 3 ditë të fshehur

23:51 / July 2, 2022

Shifra marramendëse shpenzimesh/ Ja sa kushtuan pushimet e Cristiano Ronaldos

23:46 / July 2, 2022

Rikthimi i bujshëm që do të trondiste politikën globale, zbulohet plani sekret i Tony Blair

23:38 / July 2, 2022

Pas heqjes të së drejtës së abortit, çfarë do të ndodhë me foshnjat e Teksasit?

23:29 / July 2, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Aktualitet

Escobar i vë kusht ‘Open Balkan’: Projekti të jetë vetëm ekonomik! Kosova e Bosnja…

09:39 / June 9, 20223 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes të dërguarit të posaçëm Gabriel Escobar, shprehën dje mbështetje të kushtëzuar për nismën e “Open Balkan” me thirrjen që të përqafohet nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Mbështetjen ndaj nismës “Ballkani i Hapur”, SHBA-ja e kushtëzon në dy elementë. Gjatë samitit të djeshëm të “Open Balkan” në Ohër, përmes një lidhje të drejtpërdrejt nga Sarajeva, zëvendësndihmëssekretari amerikan të shtetit, Gabriel Escobar, e bëri të qartë se Uashingtoni kërkon së pari që Kosova dhe Bosnje-Hercegovina t’i bashkohen nismës në nivele të barabarta dhe së dyti të mbetet thellësisht ekonomike dhe jo politike.

“Shtetet e Bashkuara e përkrahin ‘Ballkanin e Hapur’. SHBA-ja e sheh Ballkanin Perëndimor nga prizmi i shekullit të 21. Ne përkrahim të gjitha nismat ekonomike. Duhet të jetë i hapur për të gjithë dhe të përfshijë të gjitha vendet në të njëjtin nivel. Ju mbështes që kjo nismë të jetë ekonomike, nuk është një projekt politik dhe duhet të mbetet e tillë dhe të jetë në funksion të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor”, deklaroi Escobar.

Pas mbështetjes, i dërguari special i Amerikës për Ballkanin Perëndimor vuri disa kushte, ku nismat ekonomike, e veçmas ato të thithjes së investitorëve të huaj, të përfshijnë të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Të jetë më e qarte sesi do të funksionojë në të ardhmen. Se pari, liderët e Ballkanit Perëndimor të bashkëpunojnë me nisma përveç atyre që ekzistojnë dhe së dyti të ketë një plan për zhvillimin institucional. Përparësi është krijimi i kushteve për investitorët e huaj, pra të ketë një rishikim të sistemit të taksave. Liderit të jenë më shumë bashkëpunues dhe të interesuar për tregun e përbashkët rajonal”, theksoi Escobar.

E njëjta mbështetje erdhi edhe nga BE-ja. Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhylei e quajti “Open Balkan” një ide të rëndësishme që nuk erdhi as nga BE-ja as nga SHBA-ja, por nga vete rajoni i Ballkanit.

Në Ohër, Varhelyi theksoi se e sheh këtë nismë si një mundësi të mirë për përshpejtimin e rrugës drejt integrimit në BE.

“Mund të jetë edhe mundësi për përshpejtimin e rrugës drejt BE-së dhe do të duhet të përshpejtojë edhe integrimin real të rajonit në BE. Kur flasim për anëtarësimin në BE, më shumë flasim për procese, flasim për korniza negociuese, por të jem i sinqertë me ju, kjo nuk është interesante për njerëzit tanë, për qytetarët tanë. Samiti i ‘Ballkanit të Hapur’ duhet të vazhdojë”, tha ndër të tjera Verhelyi.

Kurse kritikave të kryeministrit Edi Rama ndaj BE-së për zvarritjen e procesit të integrimit, Varhelyi iu përgjigj: “Kur flasim për BEnë, martesa apo simbole të tjera, më shumë flasim për procese, për korniza negociuese, ‘non papper’ e me radhë. Kjo nuk është interesante, sepse vlerësoj se sekreti kyç është kur do t’i kemi mundësitë e njëjta siç i kanë njerëzit në BE dhe kur do të përjetojmë të gjithë barrierat të eliminohen”

Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Shqiptari shkakton masakër në rrugët e Athinës

23:59 / July 2, 2022

Zdrukthtari vret bashkëshorten dhe e mban trupin 3 ditë të fshehur

23:51 / July 2, 2022

Rikthimi i bujshëm që do të trondiste politikën globale, zbulohet plani sekret i Tony Blair

23:38 / July 2, 2022

Pas heqjes të së drejtës së abortit, çfarë do të ndodhë me foshnjat e Teksasit?

23:29 / July 2, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

Shqiptari shkakton masakër në rrugët e Athinës

23:59 / July 2, 2022

Rikthimi i bujshëm që do të trondiste politikën globale, zbulohet plani sekret i Tony Blair

23:38 / July 2, 2022

Sarandë/ Turistja polake rrëzohet në tualet dhe merr plagë të rënda në kokë, transportohet me urgjencë drejt Tiranës

23:04 / July 2, 2022

Kishin mbetur në det të hapur me pedalonin që fuste ujë, shpëtohen 7 pushuesit në Shëngjin

22:46 / July 2, 2022
Te fundit

Shqiptari shkakton masakër në rrugët e Athinës

23:59 / July 2, 2022

Zdrukthtari vret bashkëshorten dhe e mban trupin 3 ditë të fshehur

23:51 / July 2, 2022

Shifra marramendëse shpenzimesh/ Ja sa kushtuan pushimet e Cristiano Ronaldos

23:46 / July 2, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.