Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Escobar për mediat greke: PD, në gjendje të trishtë! Shqiptarët duhet ta refuzojnë Berishën

14:36 / April 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gabriel Escobar dhe Sali Berisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Teksa ka folur për ‘To Vvima’, Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Escobar, tha se PD-ja, por edhe populli shqiptar duhet të refuzojnë të shkuarën (referuar Berishës), në mënyrë që të mos rikthehen “ditët e këqija”.

“Ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë me PD-në. Një demokraci e fortë ka nevojë për një opozitë të fortë. Është e trishtueshme ajo që ndodh me PD-në aktualisht. Shpresoj që anëtarët e PD-së dhe populli shqiptar të refuzojnë të kaluarën dhe të shikojnë nga e ardhmja. Shpresoj që ajo që ndodhi të mos rikthejë ditët e këqija, kur korrupsioni karakterizonte pikëpamjen e shumë njerëzve në rajon për Shqipërinë”, ka thënë Escobar.

Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit thekson se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të anëtarësohen në BE.

” Ata janë tashmë evropianë kulturalisht, historikisht dhe gjithnjë e më shumë ekonomikisht. Çdo vend që i bashkohet BE-së po bëhet më demokratik, më i qëndrueshëm dhe më i begatë ,” tha ai, duke shtuar se politika e SHBA për këtë çështje mbetet e njëjtë. ” Kjo tregon se ideja evropiane është e gjallë në rajon .”

Escobar ka përshëndetur edhe rolin e Athinës në rajon.

“ Greqia ka një rol shumë të rëndësishëm për të luajtur dhe ka marrëdhënie shumë të mira me të gjithë rajonin ”, thotë ai, duke e cilësuar si pozitiv bashkëpunimin greko-amerikan.

“ Ajo që karakterizon tani Ballkanin Perëndimor është rritja mbresëlënëse ekonomike. Është pjesa me rritjen më të shpejtë të BE-së. Dhe në këtë kontekst, qeveria greke ka nisur nisma ekonomike që do të ndihmojnë Ballkanin Perëndimor të bëhet një qendër energjetike, teknologjike, detare dhe transporti. E gjithë kjo me synimin për ta lidhur Greqinë më afër Europës dhe për ta bërë atë një lojtar shumë të rëndësishëm në ekonominë e vendeve të rajonit ”, thekson ai.

Shqetësimi i madh amerikan për Ballkanin Perëndimor bazohet në ndikimin e vendeve të treta.

“Jam shumë i shqetësuar për ndikimet dashakeqe ruse dhe kineze. Unë nuk e përfshij Turqinë në këtë kategori. Turqia është një anëtare e NATO-s, ajo ndihmon në ruajtjen e paqes në Bosnje dhe Hercegovinë, gjithashtu ka punuar shumë për të sjellë investime në rajon ,” tha ai.

Sipas tij qëllimi i Rusisë në Ballkanin Perëndimor është të destabilizojë qeveritë në mënyrë që t’i largojë më tej ato nga Evropa.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kosova zgjedh Presidenten e re, Justina Shiroka Pula betohet si kryetare e shtetit pas marrëveshjes Vetëvendosje-PDK në minutat e fundit

08:35 / October 7, 2026

“Prania Besnike”/ Rama publikon pamjet nga takimi i përjavshëm: Buxheti 2027 do të prekë tavanin rekord të 10 miliardë eurove

08:33 / October 7, 2026

U përplas me protestuesit, flet deputeti i PS: E kuptoj indinjatën e tyre

22:20 / October 6, 2026

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.