Zv/Ndihmës Sekretari Gabriel Escobar i ka shuar çdo shpresë Sali Berishës! Në një intervistë, Escobar tha se nuk i është hequr ‘Non Grata’ asnjë njeriu të sanksionuar nga DASH, edhe nëse ka fituar zgjedhjet. Ai ka thekuar se Sali Berisha është e shkuara e vendit.
Duma: E kuptoj. Zgjedhjet vendore, ka pasur një betejë dyvjeçare në opinionin publik dhe protagonistët, le të themi, politikë po e diskutojnë atë si politikë përçarëse. Mendoni për opozitën – Partinë Demokratike. Shumë thonë se kjo ka ardhur për shkak të shpalljes non-grata të Sali Berishës. Tani, Sali Berisha vazhdon të jetë në krye të një pjese të opozitës dhe po e quan veten kreun e saj. A ekziston ndonjë mundësi, siç shumë po përpiqen, të themi, të ushqejnë veten, a ka mundësi që për shkak të ngritjes të tij si pjesë e opozitës, të ketë një qëndrim të rishikuar për statusin non-grata të Sali Berishës nga Shtetet e Bashkuara ndonjëherë?
Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Para së gjithash, mendoj se pozicioni ynë për këtë individ të veçantë është shumë i qartë. Por unë do të thosha se nuk njoh asnjë person që përmes zgjedhjeve të ketë arritur të ndryshojë përcaktimin e pozicionit të tyre prej Departamentit të Shtetit sipas legjislacionit tonë. Po, thënë kjo, unë mendoj se Shqipëria ka një të ardhme vërtet të jashtëzakonshme dhe duhet të fokusohet tek e ardhmja. Dhe ka shumë njerëz që do të donin ta tërhiqnin atë në të shkuarën dhe unë nuk mendoj se ky është një vend ku Shqipëria dëshiron të shkojë.
Duma: Pra ajo është e shkuara?
Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Nëse më pyet mua, patjetër, e shkuara.
