Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Është dora tinzare e Grenellit që donte të shqyente Kosovën”! Reagimi: Angelakis të shpallet “non-grata” nga politika

21:29 / September 26, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kokalari 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas fotove të djeshme ku u shfaq me ambasadoren Youri Kim dhe Berishën, vijnë reagimet e forta kundër aktivistes shqiptare në SHBA Evi Kokalari.

Fillimisht Kokalari u fotografua duke drekuar me ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim ndërsa vetëm një ditë më pas, ajo doli në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha, edhe pse ky i fundit është i shpallur non grata nga Departamenti i Shtetit me akuza të rënda.

Kokalari u përfshi edhe një një përplasje publike me këshilltaren e Lulzim Bashës, Desada Metaj, ditën e sotme.

Por një reagim i fortë në rrjetet sociale, i nënshkruar me inicialet K.P.T, dhe i publikuar te grup-faqja e Aleancës për Teatrin, kërkon shpalljen non-grata të Kokalarit si dhe dëbimin e saj nga Shqipëria, duke e akuzuar si nën ndikimin e lobit grek, dhe duke e quajtur “dora tinzare e Grenellit”.

Lexoni reagimin e plotë:

EVI KOKALARI – ANGJELAKIS TË ZBOHET NGA SHQIPËRIA.

Të shpallet Non Grata në politikën shqiptare dora tinzare e Grenellit.

Lobi grek në Amerikë dhe Grenelli që donte të shqyente Kosovën, duke shfrytëzuar influencën në Partinë Republikane kërkojnë të kapin krahët e politikës në Shqipëri. Nëpërmjet gruas së një greku Evi Kokalari-Angelakis po përpiqen të hyjnë në luftën karieriste brenda PD. Njeriu me të përshtatshëm për të diversionuar kanë gjetur një shqiptare, që kërkojne ta nxjerrin në krye të forcës më të madhe opozitare në Shqipëri dhe mundësisht për të kapur kreun e Qeverisë. Lobet greke dhe serbe shpenzojnë miliona për qëllime revanshiste dhe ka dyshime të arsyeshme se Evi Angelakis është sjellë për këtë qëllim.

Kësisoj Sali Berisha si i mbytur kapur pas fijes se kashtës po i ndjell një tjetër katastrofë popullit shqiptar. Viti 97 nuk është asgjë para kapjes së partive politike kryesore nga lobet greko-serbe.

Evi Kokalari-Angelakis duhet zbuar nga Shqipëria dhe të shpallet Non Grata nga politika.

Në këtë foto Evi Kokalari -Angelakis me Grenellin që donte ta shqyente Kosovën.

Ca po thonë e ka ndarë grekun. Nuk më intereson kë merr e ndan një njeri që trazohet në politikë. Problemi është me kë ndan mendimet e ku i ka qellimët kjo grenellja.

K.P.T.

26 shtator 2021

reagimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.