Postimi i fundit i Stresit në rrjete sociale interpretohet nga ndjekësit si një thumb për Luiz Ejllin, pas kthesës që ky i fundit bëri duke dalë hapur në mbështetje të kandidatit të PS-së në Shkodër, Benet Beci, ndonëse kur ishte brenda shtëpisë së “Big Brother Vip” përmendte shpesh emrin e ish-kryeministrit Sali Berisha.
“Berishian deri në vdekje, besnik deri në fund të idealeve dhe bindjeve të mia personale. Është shumë e thjeshtë të shitesh në ditët e sotit”, shkruan Stresi krahas fotos së tij.