Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Është koha për detoks, ky regjim 1-javor pastron organizmin nga toksinat dhe përmirëson aparatin tretës

16:22 / June 15, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
auto 640 0 61d2f55a05e0a1645638667 752x440 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deri më sot mund të keni lexuar gjerë e gjatë rreth dietave apo të keni ndjekur shumë të tilla, por sa prej tyre kanë qenë vërtetë efektive dhe ju kanë sjellë rezultatin e dëshiruar? Kjo është arsyeja përse sot ju propozojmë një program 1-javor që detoksikon organizimin, shfryn barkun dhe mbi të gjitha përmirëson aparatin tretës.

Dita e parë: Dita e frutave

Keni provuar ndonjëherë të hani vetëm fruta përgjatë një dite dhe asgjë tjetër? Dieta një javore nis pikërisht me fruta. Ju këshillojmë të hani frutat tuaja të preferuara, ku sigurisht rëndësinë më të madhe e kanë frutat e stinës. Molla për shembull rregullon metabolizmin dhe stimulon sistemin tretës, luleshtrydhet përmirësojnë funksionet e veshkave, kurse portokalli dhe qitro, të pasur me vitaminë C dhe A janë të këshillueshme për shëndetin e zemrës.

Dita e dytë: Dita e perimeve

Dita e dytë e dietës është dita e perimeve. Mund t’i konsumoni të ziera, të gatuara në avull, crudo ( të pagatuara) ose të grira në rende. Këshillohet të mos përdorni kurrfarë përbërësi shtesë siç janë kripa, vaji i ullirit ose i misrit dhe uthulla. Ndër perimet e këshillueshme përmendim brokolin që përmban vitaminë C dhe shumë përbërës ushqyes, kastravecin dhe sallatën jeshile. Kastraveci ka aftësi diuretike dhe lufton infeksionet urinare. Ai përmban gjithashtu sterole të cilat ulin nivelin e kolesterolit në gjak. Kurse sallata jeshile ka 90% ujë dhe përmban magnez. Konsumi i saj ju ndihmon të bini në peshë dhe përmirëson funksionin e mëlçisë.

Dita e tretë: Dita e fruta-perimeve

Për ditën e tretë të dietës duhet të hani fruta dhe perime. Në qoftë se jeni lodhur duke i ngrënë vazhdimisht gjatë dy ditëve të para, mund t’i kaloni në frulator dhe të bëni lëngje. Për shembull shtrydhni 2 karrota, 1 asparag, 6 selino,1 kastravec, 5 gjethe mente të frekët, 1 mollë dhe një portokall.

Dita e katërt : Qumësht, banane dhe fruta

Dita e katërt është dita me më shumë kalori e dietës. Nisni mëngjesin me dy bananE dhe një gotë qumësht. Kurse në vaktet kryesore dhe ato të ndërmjetme hani fruta dhe perime. Mos lini pa përdorur perimet e stinës si qepa dhe hudhra e njomë, spinaqi, sallata jeshile, domatet, kastraveci etj.

Dita e pestë: Oriz dhe domate

Dita e pestë është dita e orizit dhe domateve. Mund të nisni ditën me një lëng të shtyrdhur domatesh, ose të hani domate qershi me fare pak djathë pa yndyrë. Mund të përgatisni një rizoto me domate dhe ta konsumoni gjatë drekës ose thjesht oriz i zier mirë shoqëruar me salcë domatesh. Nuuk duhet kurrsesi të përdorni kripë dhe vaj.

Dita e gjashtë: Oriz dhe perime

Jeni një ditë para përfundimit të dietës dhe ky është momenti për të gërshetuar ushqimet. Konsumoni oriz dhe perimet tuaja të preferuara, mund t’i hani të ziera ose të gatuara në avull.

Dita e shtatë: Fruta, perime dhe oriz

Kjo është dita e fundit e dietës, praktikisht dita ku i jepni fund luftës suaj me urinë dhe dëshirën për të ngrënë ushqime të përpunuara dhe të yndyrshme. Niseni mëngjesin me një lëng të shtyrudhur frutash. Një rekomandim i mirë për drekë është një rizoto me karrota, kungulleshka dhe bizele. Gjatë zemrës sërish fruta, kurse darka përmbyllet me një rizoto me luleshtrydhe. Të nesërmen peshohuni dhe do të vini re rezulatate surpizuese.

Këshillë : Gjatë kësaj jave duhet të pini 8 gota ujë në ditë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

40-vjeçarja sjell në jetë binjakë pas fertilizimit in vitro, mjekët e “Koço Gliozhenit” i korrigjojnë edhe komplikacionin e rrallë në bark

12:49 / August 2, 2026

Ministrja Sala: Heqim kufizimin e moshës për Check-Up, vjen linja e këshillimit dhe shërbimi i parë i Geriatrisë për të moshuarit

12:09 / July 28, 2026

Maturantët nisin sot aplikimet për universitetet, gjashtë ditë afat për plotësimin e formularit A2

08:35 / July 27, 2026

Greva e punonjësve të palës greke – Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Mavromat

14:18 / July 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.