Ata vendosën të bënin një pauzë në marrëdhënien e tyre në vjeshtë, por me sa duket koha e pushimit mbaroi dhe Kylie Jenner është rikthyer sërish me Travis Scott.
Mediat raportojnë se ata janë kthyer së bashku pas një ndarjeje gati 6-mujore.
Miliarderja 22-vjeçare ende nuk është e gatshme t’i japë një emër raportit të saj me reperin dhe babanë e vajzës, por çifti ka kaluar shumë kohë së bashku dhe nuk kanë pasur lidhje të tjera gjatë kësaj kohe, sipas burimeve të TMZ.
Burimet thonë se ata kanë disa javë që janë kthyer bashkë.
Burimet pohuan se Travis dhe Kylie”rregullisht flenë nën të njëjtën çati” dhe nuk kanë pasur lidhje të tjera gjatë kësaj kohe.
Një i brendshëm i tha revistës “People” javën e kaluar: “Gjërat janë të shkëlqyera mes Kylie-t dhe Travis. Ata janë shumë të lumtur. Kylie ende nuk po e etiketon lidhjen e tyre. Duket se ata nuk po dalin me njerëz të tjerë”.
Kylie konfirmoi ndarjen në tetor, kur bëri një postim në Twitter se kishte raporte të shkëlqyera me Travis dhe se miqësia e tyre dhe vajza ishin përparësia e saj më e madhe.
Por ajo ka vendosur t’i japë fund kësaj ndarjeje!