Kryeqyteti i Danimarkës, Kopenhaga, ka zënë vendin e parë në renditjen e qyteteve më të banueshme në botë për vitin 2025.
EIU, një organizatë motër e revistës The Economist, ka renditur 173 qytete nga e gjithë bota bazuar në një sërë faktorësh, duke përfshirë kujdesin shëndetësor, arsimin, stabilitetin, infrastrukturën dhe mjedisin. Kopenhaga triumfoi pasi mori vlerësime “të përkryera” për stabilitetin, arsimin dhe infrastrukturën, ndërsa Vjena ndau vendin e dytë me qytetin zviceran Zyrih.
Këtu janë 10 qytetet më të banueshme në botë për 2025:
1. Kopenhagë, Danimarkë
2. Vjenë, Austri
3. Zyrih, Zvicër
4. Melburn, Australi
5. Gjenevë, Zvicër
6. Sidnei, Australi
7. Osaka, Japoni
8. Auckland, Zelandë e Re
9. Adelaide, Australi
10. Vankuver, Kanada
