Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Eskluzive/ 21 Janari, flet xhaxhai i Aleks Nikajt: Shpresa jonë e vetme SPAK dhe BKH

13:09 / January 21, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
21 janari
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sot bëhen 8 vite nga dita ku katër qytetarë humbën jetën më mënyrë tragjike në protestën e 21 Janarit.

Më 21 janar 2011, gjatë protestës përpara kryeministrisë humbën jetën Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nikaj.

Dhimbja e humbjes në zemrat e familjarëve nuk do të shuhet kurrë, por ajo kthehet në një peng në momentin që familjarët thonë se nuk shohin që përgjegjësit për këtë krim të ndërshkohen.
Edhe pse shumë të zhgënjyer nga drejtësia duket se ditët e fundit për ta ka një dritë jeshile.


Në një intervitë eskluzive për Tirananews, Mark Nikaj, xhaxhai i Aleks Nikajt shprehet se, tashmë me ngritjen e instutucioneve të reja të SPAK dhe BKH, ka një shpresë dhe ajo është e vetmja.

Mark Nikaj 3 1


Në total qeveria ka akorduar shifrën që shkon në mbi 2 milionë euro për katër famijet e viktimave.

Qeveria argumenton se detyrimi për dëmshpërblim rrjedh nga vendimet e gjykatës së Tiranës. Gjykata ka vlerësuar se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia dhe ka dënuar ish-komandantin e gardës, Andrea Prendi me 1 vit burg dhe gardistin Agim Llupo me 3 vjet.

Tirananews: Sot bëhen 8 vite nga ndarja nga jeta e Aleks Nikajt, por ju çfarë prisni nga shteti dhe drejtësia?

Mark Nikaj: Asgjë shpresa e fundit është krijimi i SPAKU-t dhe BKH-së. Pa u krijuar këto dy indtitucione nuk presim të ketë hetim edhe drejtësi për rastin tonë.
Kjo pasi ne presim vetëm drejtësi, pasi zvarritja është shumë e madhe. Ndërkohë që dhimbja në një gjendje të tillë sa vjen edhe shtohet.
Ne si çdo vit ishim tek vendi ku është vrarë Alksi dhe shokët e tij për t’i kujtuar.

Tirananews: Familjeve të viktimave i është caktuar një fond në formë dëmshpërblimi nga gjykata, a janë kaluar këto para në llogaritë e tyre?

Mark Nikaj: Vendimet e gjykatave janë zbatuar, paratë që janë dhënë me vendim të Këshillit të Ministrave janë kaluar në llogaritë e familjarëve .
Këto para janë mjaft, por neve nuk na kthejnë të dashurit tanë dhe nuk na qetësojnë shpirtin.
Ajo që ne duam është drejtësi dhe ata që kanë kryer këtë krim duhet të jënë aty ku duhet./ Tirananews/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Shqipëria po mbyll kapitujt e negociatave”, Marta Kos optimiste për zgjerimin e BE-së: Po ecën më shpejt se kurrë

21:41 / June 26, 2026

Bëhet publik grupi koordinator i protestës. Letra ambasadorëve kryesorë në Tiranë për pesë kërkesat e tyre

21:15 / June 26, 2026

Kishin mbetur në Shpellën e Pëllumbasit, Policia shpëton 2 turiste holandeze! Njëra prej tyre kishte dëmtuar këmbën

21:04 / June 26, 2026

Ministri Lamallari reagon për Ikballe Hudutit: Nuk merremi me protestues, por s’ka vend për ekstremizëm në Shqipëri

20:55 / June 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.