Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Esktradohen disa shqiptarë nga vende të ndryshme të BE-së, ja akuzat që rëndojnë mbi ta

13:48 / March 18, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 ekstradim 20
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Kosovë është kapur dhe ekstraduar drejt vendit tonë, një 53-vjeçar, i dënuar me 7 vjet burgim, si bashkëpunëtor në një rast trafikimi narkotikësh, në vitin 2017.

Në Gjermani, është kapur me qëllim ekstradimi një 40-vjeçar i dënuar me burgim, pasi në vitin 2017, iu gjetën në banesë 211 kg lëndë narkotike kanabis.


Në Greqi, është kapur me qëllim ekstradimi një 30-vjeçar, i akuzuar për posedim të lëndës narkotike kanabis, në banesë dhe në automjet;

Në Francë, është kapur  me qëllim ekstradimi një 47-vjeçar, i dënuar me burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.

-Si rezultat i koordinimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe autoriteteve policore kosovare, është arrestuar në Kosovë dhe është ekstraduar drejt Shqipërisë, shtetasi Besim Gashi, 53 vjeç, lindur dhe banues në Kosovë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë e ka dënuar me 7 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet, 1 muaj e 14 ditë burgim. Ky shtetas është dënuar si bashkëpunëtor për trafikimin e një sasie lënde narkotike të kapur gjatë një operacioni policor, të zhvilluar në vitin 2017, në fshatin Rrilë, Lezhë.

-Gjithashtu, si rezultat i bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe homologëve europianë, u kapën dhe u arrestuan përkohësisht, si dhe vijojnë procedurat për ekstradimin drejt vendit tonë, shtetasit:

Alban Memetaj, 40 vjeç, lindur në Vlorë, i dënuar me 1 vit burgim nga Gjykata e Apelit të Vlorës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi në vitin 2017, në banesën e tij, në zonën e quajtur “Uji i ftohtë”, Policia gjeti dhe sekuestroi 211 kg lëndë narkotike kanabis;

C., 30 vjeç, lindur në Tepelenë, të cilit Gjykata e Apelit të Gjirokastrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi më 23 mars të vitit të shkuar, si rezultat i kontrolleve të ushtruara në banesën dhe në automjetin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike kanabis;
Xhevahir Kuçi (Kuqi), 47 vjeç, lindur në Pukë, i dënuar me 1 vit burgim nga Gjykata e Apelit të Shkodrës, për veprën penale “Dhuna në familje”.

ekstradim tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026

Procesi ndaj grupit të Laert Haxhiut/ Dëshmon “Noizy”, sqaron zanafillën e konfliktit me “Cllevion”: Është i fiksuar me mua…

12:34 / June 3, 2026

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, arrestohen edhe dy punonjës të tjerë të policisë private

12:10 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.