TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Rihanna ka neps vetëm për një ushqim gjatë shtatzënisë së saj të dytë

00:00 / March 31, 2023

Në Berat paralajmërohet shtrenjtimi i bukës! Shoqata: Për të mbajtur punëtorët pagat janë rritur 80%

23:48 / March 30, 2023

Shokohet Argjentina, kampioni i botës akuzohet për ngacmim seksual

23:38 / March 30, 2023

Rrëmbimi i fëmijëve ukrainas nga Rusia, OSBE do të nisë hetimet

23:26 / March 30, 2023

Roza Lati rikthen në vëmendje debatin me Bieta Sulon, moderatorja ironizon hapur: Le të më ftojë në emision dhe…

23:21 / March 30, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Rajon&Bota

Estonia: Vendi i mrekullisë dixhitale

23:38 / January 31, 20234 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Në Estoni edhe për t’u martuar, njerëzit shkojnë në një zyrë vetëm për firmën e fundit, gjithçka bëhet online. Estonia është nga vendet më të sigurta kibernetike. Ajo strehon “qendrën e sigurisë kibernetike” të NATO-s.

Holger Kiik është pedagog në Universitetin e Talinit dhe është i lumtur: më 16 shkurt martohet me të dashurën e tij. Ata sigurisht e plotësuan aplikimin për martesë në mënyrë dixhitale. “Gjatë propozimit për martesë mund të zgjedh me kë të martohem”, qesh Kiik. Sidoqoftë, personi tjetër duhet sigurisht që në fund të nënshkruajë në mënyrë dixhitale gjithçka. Vetëm për nënshkrimin përfundimtar që të dy duhet të shkojnë në një zyrë. Në rast të një divorci të mëvonshëm, do të zbatohej e njëjta gjë: Kiik-u do të kujdesej në internet për të gjitha kontaktet me autoritetet.

Kartë identiteti dixhitale e detyrueshme për më shumë se 20 vjet

Ka vite që kjo është jeta e përditshme në Estoni. Pas fitimit të pavarësisë nga ish-Bashkimi Sovjetik, Estonia u përball me një terren bosh dhe duhej të rimendonte të gjithë administratën: elegante, ekonomike, dixhitale – kjo ishte motoja. “Në thelb, kjo infrastrukturë është jashtëzakonisht e rëndësishme”, thotë Florian Marcus. Ai është me origjinë nga Gjermania dhe prej vitesh punon si konsulent dixhitalizimi në Estoni.

Holger Kiik, profesor në Universitetin e Talinit, kryen pothuajse të gjitha procedurat administrative në mënyrë dixhitale. Ai dëshiron vetëm t’i thotë “po” të fejuarës së tij në mënyrë analogjike.

“Ne të gjithë kemi një kartë identiteti elektronik, është e detyrueshme në Estoni. Ajo ekziston që nga viti 2001″. Kësaj i shtohet edhe shkëmbimi i të dhënave që mundësohet mes autoriteteve. “Bazuar në këtë, 99.9 për qind e të gjitha shërbimeve publike tani janë online,” shpjegon këshilltari. Blerja e një shtëpie, deklarimi i kafshës së shtëpisë, votimi në zgjedhje: gjithçka ndodh në internet.

Shenjat e para “të pleqërisë”

Një pyetje që Marcus-i duhet t’i përgjigjet rregullisht: po në lidhje me mbrojtjen e të dhënave, kur edhe të dhënat që lidhen me shëndetin e tij janë të disponueshme në formë dixhitale? “Jo të gjitha autoritetet dhe zyrtarët kanë akses në të gjitha të dhënat,” shpjegon ai. “Taksat nuk kanë akses në të dhënat e mia mjekësore”.

Shumë e rëndësishme: “Unë shoh në portalin tim se kur e cili autoritet i qaset cilit regjistrim të të dhënave të mia”. Tashmë ka pasur raste në Estoni në të kaluarën kur mjekët ose oficerët e policisë e kanë thyer këtë rregull dhe kanë humbur licencën dhe punën për shkak të këtyre veprimeve.

Shërbimet e para dixhitale u shfaqën në vitin 1999; sistemet janë pjesërisht të vjetruara. Përditësimet mungojnë në disa vende – shteti duhet të investojë më shumë në këtë fushë, argumenton Marcus dhe ekspertë të tjerë të dixhitalizimit në Estoni.

Nivel botëror në sigurinë kibernetike

Për pjesën tjetër, vendi i vogël baltik nuk mund të mburret vetëm me një administratë dixhitale, por edhe me kompetencë të madhe në sigurinë kibernetike: sipas një studimi, vendi konsiderohet i treti më i mirë në botë në këtë fushë. Ai strehon gjithashtu “qendrën e sigurisë kibernetike” të NATO-s.

Megjithatë Estonia nuk është imune ndaj sulmeve dhe që nga fillimi i luftës ruse kundër Ukrainës, këto janë rritur ndjeshëm, por pa pasoja të dukshme deri më tani, sipas autoritetit kompetent.

“Burokracia gjermane është joefikase”.

Marcus, një ekspert i dixhitalizimit, punoi për qeverinë e Estonisë për disa kohë dhe veçanërisht prezantoi parimin e “shtetit dixhital” para delegacioneve gjermane. Kur ai i pyeti gjermanët se pse e shihnin të rëndësishëm dixhitalizimin, ata shpesh i përgjigjeshin, zakonisht pas një vonese prej dhjetë sekondash, se “dixhitalizimi është e ardhmja”.

Për Marcusin, kjo përgjigje do të thoshte se në Gjermani ende njerëzit nuk vuanin nga gjendja aktuale, që do të bënte që qeveria të thoshte “kjo na mërzit dhe ne duhet ta ndryshojmë këtë”. “Shteti ka shumë para dhe kjo nuk e bën të ndjejë dëmin, që të vërejë se sa joefikase dhe joefektive është burokracia gjermane”, në këtë përfundim arrin Markus.

Digjitalizimi ka kufijtë e tij

Për Holger Kiik-un, të sapo fejuar dhe së shpejti të martuar, dixhitalizimi ka kufijtë e vet. Për një nga ditët më të bukura të jetës, martesën, duhet të shkojë në një zyrë, por kjo nuk e shqetëson atë: “Nëse edhe firma përfundimtare do të kishte qenë dixhitale, do të kishe ndjenjën e çuditshme sikur thjesht të kishe klikuar në internet. Kjo do të ishte e çuditshme.“

dixhitale estonia mrekulli
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Rrëmbimi i fëmijëve ukrainas nga Rusia, OSBE do të nisë hetimet

23:26 / March 30, 2023

Marrëveshjet me Serbinë, deklarata e fortë e Kurtit: Vuçiç nuk është i mirëpritur në Kosovë

22:54 / March 30, 2023

Anna Cramling rrëfen komentet e padëshiruara që ka marrë teksa luante shah

22:45 / March 30, 2023

Izraeli ndalon me akuza terrori dy banorë të kolonive për sulm ndaj palestinezëve në Huwara

21:36 / March 30, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

SONDAZHI/ Erion Veliaj thellon fitoren në Tiranë, merr mbështetjen e 54% të qytetarëve

23:01 / March 30, 2023

Sondazhi/ Sa besim keni tek Rama? 57.2% e shqiptarëve e besojnë kreun e qeverisë

22:39 / March 30, 2023

U akuzua se është dënuar në Greqi, reagon menjëherë kryebashkiaku i PS

22:05 / March 30, 2023

Bastet online, Fidel Ylli: Paratë e mbledhura nuk do të futen në buxhetin e shtetit

21:42 / March 30, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Rihanna ka neps vetëm për një ushqim gjatë shtatzënisë së saj të dytë

00:00 / March 31, 2023

Në Berat paralajmërohet shtrenjtimi i bukës! Shoqata: Për të mbajtur punëtorët pagat janë rritur 80%

23:48 / March 30, 2023

Shokohet Argjentina, kampioni i botës akuzohet për ngacmim seksual

23:38 / March 30, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.