Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Ethet e “Boxing Day”, miliona njerëz dynden në dyqane. Çfarë është kjo ditë?

08:37 / December 26, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 5614
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sot ka nisur ajo që njihet si “Boxing Day“, dita e uljeve të mëdha që pason festën e Krishtlindjes. Sipas raportimeve nga mediat kryesore ndërkombërkombëtare, radhët jashtë qendrave tregtare kanë nisur që në orët e para të mëngjesit, veçanërisht në Britaninë e Madhe, Kanada dhe në SHBA-të.

Edhe pse kostoja e jetesës është rritur, ekspertët e ekonomisë thonë se konsumatorët po presin pikërisht këto ulje për të blerë pajisje elektronike dhe veshje që nuk i përballonin dot më parë. Sipas Sky News-it, pritet që vetëm në Britani të shpenzohen miliarda paund brenda 24 orëve. Megjithatë, një pjesë e madhe e blerjeve po zhvendoset online, ku gjigantë si Amazon-i kanë shpallur oferta deri në 70%.

Ndryshe nga vitet e kaluara, disa marka të mëdha kanë vendosur t’i mbajnë dyqanet mbyllur sot për t’u dhënë mundësi punonjësve të pushojnë, duke i orientuar klientët drejt faqeve të internetit. Analistët e Bloomberg-ut vënë re se këtë vit njerëzit po tregohen më të matur, duke kërkuar vetëm produktet që janë vërtet të nevojshme.

Çfarë është “Boxing Day” dhe pse festohet?

“Boxing Day” (Dita e Kutive) festohet çdo vit më 26 dhjetor, një ditë pas Krishtlindjeve. Kjo festë e ka origjinën në Britaninë e Madhe dhe festohet kryesisht në vendet e Komonuelthit, si Kanada, Australia dhe Zelandë e Re. Megjithatë, vitet e fundit, për shkak të globalizimit dhe rëndësisë ekonomike, ajo është shtrirë si fenomen edhe në SHBA-të dhe vende të tjera.

Emri nuk ka lidhje me sportin e boksit. Ekzistojnë dy teori kryesore për zanafillën e tij:

•Kutitë e bamirësisë: Historikisht, në këtë ditë, kishat hapnin kutitë e lëmoshave ku besimtarët kishin lënë para gjatë vitit dhe ua shpërndanin ato të varfërve.

•Dhuratat për shërbyesit: Në kohët e vjetra, shërbëtorët e shtëpive të mëdha duhej të punonin në ditën e Krishtlindjeve. Prandaj, më 26 dhjetor, atyre u lejohej të shkonin pranë familjeve të tyre dhe pronarët u jepnin “kuti” me dhurata, ushqime ose para si shpërblim.

“Boxing Day”: Futboll dhe ulje çmimesh

Sot, kjo ditë njihet për dy shtylla kryesore:

•Konsumi: Konsiderohet si një nga ditët më të rëndësishme për ekonominë. Dyqanet e mëdha ofrojnë ulje drastike për të zbrazur magazinat nga stoqet e mbetura pas festave.

•Sporti: Në Britaninë e Madhe, kjo është një ditë e shenjtë për futbollin. Premier League luan një javë të plotë ndeshjesh, ku stadiumet mbushen plot me familje që festojnë.

Boxing day dynden dyqane ethet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Mbi 20 mijë vizitorë vizituan sitet kulturore gjatë janarit

11:11 / February 7, 2026

Media franceze “Ulysse News”: Udhëtim në Shqipëri, nga gjiret magjike, në qytetet e gurta dhe shtigjet e qeta malore

09:10 / February 7, 2026

Ushqyerja autonome ndihmon zhvillimin e gjuhës te fëmijët

10:29 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.