Browsing: Durres

Një varkë peshkimi është përmbysur në detin e Durrësit. Brenda ndodheshin dy persona. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë zonës së Currilave, ku brenda mjetit lundrues ndodheshin dy peshkatarë. Njëri prej peshkatarëve, Ilir Bardheti, 40-vjecar. është shpëtuar dhe po transportohet me urgjencë për në spital. Ndërkohë, vijojnë kërkimet në det për gjetjen e peshkatarit tjetër,

Policia e Shtetit dhe struktura e Operacionit Forca e Ligjit kanë nisur kontrollet në rrugët e Durrësit dhe po kontrollojnë makinat e luksit. Po sot forca të shumte policie kanë vijuar kontrolle në disa qytete në të gjithë Shqipërinë, kur janë shoqëruar dhjetëra persona e janë sekuestruar po ashtu disa makina luksi. Deri më tani,

Rreth 100 aplikime janë kryer online nga qytetarët gjatë ditës së sotme në bashkinë e Durrësit për programin e rindërtimit. Kryetari në detyrë i bashkisë së Durrësit, Zhuljen Varfaj ftoi qytetarët që të bëjnë vetëdeklarimin pranë sporteleve në çdo njësi administrative.“Deri në orën 15:10 në sistemin e aplikimit online për programin e rindërtimit në bashkinë

Një servis automjetesh është përfshirë nga flakët në Durrës. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune, ku raportohet se disa automjete janë djegur. Burime nga zjarrfikësja Durrës konfirmojnë se janë dëgjuar edhe zhurma shpërthimesh. Për fat të mirë nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje