Administratori i një firme private në Durrës është arrestuar menjëherë pasi ka hedhur mbetje të konsiderueshme ushqiore në kazanin e plehrave.
Sipas policisë është vënë në pranga R. D., 52 vjeç në akuzën e ndotjes së ajrit.
NJOFTIMI
Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin e krimeve mjedisore, specialistët e Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan shtetasin:
R. D., 52 vjeç, banues në Durrës.
Ky shtetas, i punësuar si administrator në një firmë private, është konstatuar duke hedhur një sasi të konsiderueshme me mbetje ushqimore, në lagjen nr. 14, Durrës, duke shkaktuar ndotje të ajrit.
Materialet në ngarkim të shtetasit R. D. i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.