Po bën xhiron e rrjetit momenti kur Ministri i Brendshëm Horst Seehofer refuzoi t’i japë dorën Angela Merkelit mes frikës nga shpërthimi i koronavirusit. Në video, Merkel shfaqet duke i zgjatur dorën me mirësjellje ministrit gjatë një samiti në Berlin, por ai u step. Merkel nuk u zemërua, por tërhoqi dorën dhe filloi duke qeshur.