Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Etilda Gjonaj rikthehet në qeveri

14:08 / November 3, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjonaj 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj është rikthyer në qeveri. Ajo do të jetë këshilltare juridike e kryeministrit Edi Rama. Gjonaj do të ketë një rol kyç në koordinimin e nismave ligjore mes qeverisë dhe Kuvendit, duke vepruar si urë lidhëse ndërmjet dy institucioneve për përgatitjen dhe harmonizimin e akteve normative, projektligjeve dhe reformave ligjore që kërkojnë dakordësi politike dhe teknike.

Ky emërim vjen në një moment kur qeveria po përgatit një sërë ndryshimesh në fushën e drejtësisë, administratës publike dhe digjitalizimit të shërbimeve, fusha me të cilat Gjonaj është e njohur për eksperiencën e saj profesionale.

Gjonaj drejtoi Ministrinë e Drejtësisë në periudhën 2017-2021, gjatë mandatit të dytë të qeverisë Rama, duke qenë një nga figurat që mbështeti dhe ndoqi nga afër zbatimin e reformës në drejtësi. Pas largimit nga qeveria, ajo ka vijuar të angazhohet në aktivitete akademike dhe profesionale në fushën e së drejtës dhe administrimit publik, ku në zgjedhjet e fundit udhëhoqi zgjedhjet në njësinë shtatë të kryeqytetit.

Me rikthimin e saj pranë Kryeministrit, Gjonaj pritet të luajë një rol të rëndësishëm në rishikimin e kornizës ligjore që lidhet me proceset reformuese të qeverisë dhe komunikimin institucional me Kuvendin e Shqipërisë.

Etilda Gjonaj Qeveri Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.