Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

EULEX-i hedh poshtë akuzat e Vuçiç lidhur me sulmin në Banjskë: Kemi qenë në kontakt

23:58 / September 28, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
EULEX
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) hodhi poshtë pretendimet e zyrtarëve serbë se nuk është lejuar që të marrë pjesë në operacionin policor më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, pasi u sulmua Policia e Kosovës.

“EULEX-i në asnjë mënyrë nuk është ndaluar që të marrë pjesë apo të vëzhgojë operacionet që janë kryer nga Policia e Kosovës më 24 shtator. Pas sulmit të kryer ndaj Policisë së Kosovës, patrullat e njësisë policore të EULEX-it dhe Njësisë policore rezervë, por edhe pjesëtarë të tjerë të stafit kanë qenë në kontakt të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe kanë shkuar në zonën përreth manastirit të Banjskës në veri të Kosovës”, deklaruan ata për Radio Evropa e Lirë.

Me deklaratën e fundit EULEX-i hodhi poshtë të gjitha pretendimet e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe shefit të zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç, se Kosova nuk e lejoi misionin e BE-së që të marrë pjesë në operacionin policor pas sulmit ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Ata shtuan se nga ky mision kanë monitoruar nga afër operacionin policor dhe kanë qenë në kontakt të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR-in.

Ndërkohë lideri serb ka bërë dy reagime së fundmi ku njoftoi se Serbia do të hetojë ngjarjet që çuan në sulmin me armë në veri të Kosovës, për të cilin Prishtina zyrtare ka fajësuar Beogradin.

Aleksandër Vuçiç mohoi çdo përfshirje të qeverisë në incident dhe se Beogradi dënon vrasjen e policit, njëkohësisht shtoi se Serbia do të nisë procedurat përpara organeve përkatëse gjyqësore dhe do të hetojë të dyshuarit.

Pavarësisht reflektimit nga ana e tij, për Reuters, presidenti serb tha se shkaku i të gjitha problemeve në Kosovë është Albin Kurti. Ndër të tjerat nuk mungoi as thirrja për tërheqjen e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga veriu i vendit.

akuzat banjske EULEX
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.