Pavarësisht eliminimit në raundin e 1/8-tave të Kampionatit Europian, Didier Deschamps do të mbetet në krye të Francës edhe për Kupën e Botës 2022. Kjo u konfirmua nga presidenti i federatës franceze të futbollit Noel Le Graet në një intervistë për “Le Figaro”.
“Ai do të jetë trajneri i Francës në Katar, çështja u zgjidh brenda tre minutash – shpjegoi ai – dëshira e tij për të vazhduar është shumë e fortë dhe e imja ishte gjithashtu. Nuk kishte diskutim.”