Kombëtarja do të zhvillojë sot rreth orës 18:30 stërvitjen zyrtare në stadiumin e Dortmundit para ndeshjes së nesërme me Italinë që do të jetë e para për Euro 2024. Më herët trajneri Silvinjo dhe kapiteni Gjimshiti do të dalin në konferencë.
Skuadra në përgatitjet e fundit në Kamen është fokusuar te pjesa taktike dhe me ngarkesa fizike të reduktuara. Grupi i lojtarëve është i plotë dhe të gjithë gëzojnë formë të mirë.