Angli – Zvicër, kjo është çerekfinalja e parë e konfirmuar e Euro 2024.
Në “Schalke Arena” anglezët mundën me përmbysje 2-1 Sllovakinë, me duelin që shkoi me shtesë dhe u luajtën 120 minuta.
“Tre Luanët” e Southgate gjejnë në çerekfinale Zvicrën, duel që do luhet në Dusseldorf më 6 korrik në orën 18:00.