Spanja përballet me Kroacinë, në ndeshjen e parë të Grupit B, në Europian. Iberikët shihen si një nga favoritët për të fituar turneun dhe do të kërkojnë ta nisin me këmbën e mbarë. Në krahun tjetër, edhe kroatët shpesh kanë treguar se janë kockë e fortë dhe kanë synim t’i shkojnë kompeticionit deri në fund. Pritet një përballje e bukur dhe emocionuese nga të dyja ekipet.
Ndeshja minutë pas minute:
22’- Rasti i parë i rrezikshëm për kroatët. Stanisic hedh një top në zonë nga e djathta dhe Budimir provon me kokë, me topin që shkon mbi traun e portës.
21’- Aksion shumë i bukur nga Kroacia, me Budimir, që niset shpejt pas një vertikalizimi, por Simon lexon gjithçka dhe ndal rrezikun.
16’- Mundësi e mirë për Kroacinë, me Majer që fiton goditje dënimi në afërsi të zonës së rreptësisë. Majer provon me një krosim nga e djathta, por Morata largon rrezikun me kokë.
14’- Yamal futet bukur dhe tenton të rrezikojë, por sulmuesi spanjoll bie në zonë pas një kontakti të lehtë dhe humb topin.
13’- Kroacia provon të dalë në sulm me Gvardiol që bllokohet në momentin e fundit nga mbrojtësi Carvajal.
7’- Spanja krijon rastin e parë të rrezikshëm, me Moratën, që provon me një gjuajtje të bukur në hyrje të zonës, por pret Livakovic pa shumë probleme.
6’- Insiston Spanja me Carvajal, që hedh një top në zonë, por largohet rreziku nga mbrojtësit kroatë.
3’- Spanja provon të rrezikojë me Moratën, por Livakovic, del dhe ndërpret aksionin.
Starton takimi!