Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Euro vijon rënien

14:56 / September 13, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4541
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Euro ka vijuar që të humbase pikë kundrejt monedhës kombëtare.Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro po këmbehet aktualisht me 97 lekë i cili rezulton se është niveli më i ulët I regjistruar ndonjëherë.Dobësimi i monedhës europiane ka vijuar edhe pse tashmë ka kaluar piku sezonit turistik veror që për Shqipërinë është periudha korrik –gusht.Euro pësoi një forcim të lehtë vetëm në ditë e fundit të muajit gusht për të nisur më pas rënien në filllim të shtatorit.

Kjo tregon se sezoni turistik në vend nuk është më i përqëndruar në verë dhe ka zgjatje të tij edhe në vjeshtë.Kjo është konfirmuar edhe nga turoperatorët të cilët deklarojnë se prenotimet kanë pësuar rritje përgjatë këtij viti.

Ndërkohë që të dhënat kanë konfirmuar se të huajt që kanë vizitur Shqipërinë gjatë këtij viti kanë shpenzuar rreth 2.1 miliardë euro në periudhën janar-qershor dhe në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, të ardhurat nga turistët janë rritur me 7.7%.

Edhe emigrantët kanë sjellë më shumë të ardhura pranë familjeve të tyre. në periudhën janar-qershor në vend janë sjellë 532 milionë euro po ashtu edhe flukset e investimeve kane pasur një rritje të lehtë .

Të gjitha këto janë faktorë zyrtarë sipas institucioneve që kanë ndikuar në forcimin e lekut përballë euros.

Megjithatë, dobësimi i euros gjatë 2025-ës ka qenë më i përmbajtur krahasuar me vitet e kaluara.

Nivelin më të lartë për këtë vit, euro e ka regjistruar në 30 janar, kur arriti të këmbehej me rreth 100 lekë dhe që nga ajo kohë ka humbur 2.85% të vlerës në raport me monedhën tonë.

Euro renie turizmi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aktivitete ndërkombëtare turistike dhe kulturore për promovimin e Shqipërisë, Gonxhja: Një 2026 plot ide e nisma

14:10 / December 4, 2025

Tentoi të nxirrte nga Shqipëria mbi 22 mijë euro pa i deklaruar, procedohet 54-vjeçari

10:40 / December 4, 2025

Besimi i ndërtuesve në nivelin më të ulët në 3 vjet, po çmimet?

08:58 / December 4, 2025

Emergjencat civile/ Ministri Demo: Bashkitë do të kenë më shumë fleksibilitet financiar, mjete më efektive për ndërhyrje në territor

20:59 / December 3, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.